Agjencia e Statistikave

Agjencia e Statistikave të Kosovës po përgatitjet për projektin më të madh nacional, regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës është në fazën e përgatitjeve për projektin më të madh nacional, regjistrimin e popullsisë, kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së krye-shefit të Agjencisë, Ilir Berisha. Por, regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë për këtë Agjenci. Krejt kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave, duke bërë kështu që të pamundësohet që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para regjistrimit. Sipas tij, tash pritet që të amandamentohet ligji në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.  Të gjitha aktivitet tona, të gjitha parapërgatitjet tona kanë qenë që regjistrimi të bëhet për tërë territorin e Kosovës, po tani më siç jemi të informuar në katër komunat e Kosovës në pjesën veriore pati një dorëheqje të kryetarëve dhe u deshën që të realizohen zgjedhjet e reja. Sipas ligjit janë afatet e caktuara ku duhet që të krijohen komisionet komunale të regjistrimit që janë gjashtë muaj përpara regjistrimit të popullsisë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …