UCK

Agron Blakaj: STEMA

(A po ta vret syrin a?)

 

Nëse ta vret syrin kjo stemë,

drita e Zotit të vraftë!

Toka mbi kokë të rëntë,

 e djepi në prag t’u thaftë!

Dhe fryma në të zëntë keq,

prej fjalës së shkruar në ar.

Vafsh në ferr a në dreq,

se dreqin e paske kumbarë.

Se kjo stemë është plot lavdi,

heronjtë me gjak e kanë larë.

Për këtë s’ndihesh rehat,

dhe shan e njollos si qyqar.

Shpif e përbuz sakrificën,

lirinë – diellin e shqiptarëve,

se syri t’a lyp veç errësirën,

se gjakun e ke të zuzarëve.

 

30 shtator 2024

Kontrolloni gjithashtu

Vaxhid Sejdiu: Arbëreshët kjo “rrënjë e fortë”...

Vaxhid Sejdiu: Arbëreshët kjo “rrënjë e fortë”…

“Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së At Antonio Belushit, njërit nga rilindësit më …