Brickos

Agron Limani, Qemajl Krasniqi: Libri FSHATI I VRARË (Dëshmi dhe fakte për masakrën serbe në Krushë të Vogël)

Agron Limani, Qemajl Krasniqi: Libri FSHATI I VRARË (Dëshmi dhe fakte për masakrën serbe në Krushë të Vogël)

“26 marsi 1999” të Krushës së Vogël, nën përkujdesen e të cilës u përgatit ky libër, ofron këto të dhëna për masakrën serbe në këtë fshat:  “Në Krushë të Vogël janë rrëmbyer e më pas janë zhdukur rreth 70% e meshkujve nga mosha 13 vjeçare deri në moshën 77 vjeçare. Pra, konsiderohet ndër masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë gjatë periudhës 1998/99. Si pasojë e kësaj masakre 82 gra kanë mbetur të veja dhe 145 fëmijë bonjakë. Dhjetë familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi, pra pa mundësi reproduktimi në të ardhmen. Disa familje kanë humbur nga 1 deri në 9 anëtarë. Nga 145 shtëpi banimi vetëm 8 i patën shpëtuar djegies dhe shkatërrimit nga aksioni serb në këtë fshat. Këto shënime të përmbledhura, të prezantuara nga Shoqata “26 Marsi 1999″ e Krushës së Vogël”, janë prezantuar edhe dëshmi e fakte rrëqethëse, që u janë dorëzuar organeve të hetuesisë ndërkombëtare dhe vendore. Me materialet janë njoftuar edhe prokuroria e Kosovës dhe policia ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë nga qershori i vitit 1999deri më sot. Hetimi dhe ngritja e padive për krimet në Krushë të Vogël të kryesve të këtyre krimeve mbetet çështje e drejtësisë vendore dhe sidomos asaj ndërkombëtare…

 

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …