leoni

Sali Berisha

Agron Malaj: Përgjegjës direkt për katër të vrarët me 21 janar 2011 është Sali Berisha e Lulzim Basha, që dhanë urdhër

Sot, 9 vite më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ishin vrarë katër protestës të pafajshëm të cilët u goditën me urdhër direkt nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit të asaj kohe. Lidhur me këtë ngjare ka reaguar sot edhe Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, i cili në atë kohë ka qenë në krye të detyrës në Gardë, por që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm. Malaj kujton se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha, që dhanë urdhër për të qëlluar duke shkelur çdo ligj e çdo normë. Ai thekson se vijon të punojë me kokën lart dhe me ndërgjegjen e pastër, dhe se kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku certifikohet pastërtia e figurës së tij dhe i njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. Ai shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, Malaj siguron se nuk do të rresht kurrë së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale lejon Hashim Thaçin të vizitojë familjen pas vdekjes së Babait

Gjykata Speciale ka miratuar një leje të përkohshme për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të …