Isa Mustafa

Isa Mustafa: Propozimi që kemi bërë është shumë i balancuar, Vetëvendosja duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së mbajtur me Kryesinë e partisë së tij, tha para gazetarëve se mbesin të përkushtuar që të punojnë për t’u arritur marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u shpreh se do të bëjnë marrëveshje, vetëm nëse respektohet vullneti i qytetarëve, të cilët votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar. “Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshja, mirëpo një marrëveshje e cila siç u tha në deklaratë respekton vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje vitin e kaluar. Prandaj ne do ta respektojmë këtë dhe mendojmë që marrëveshja do të qet në pah një qeveri të balancuar, dhe përgjegjësi të balancuar ndërmjet dy pakëve nën harmoni me atë që qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë dhënë besimin e tyre, neve me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë”. “Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar që është një propozim shumë i balancuar, dhe mendoj që Vetëvendosja duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …