Pakoja e Ahtisarit e mbanë të frenuar Kushtetutën e Kosovës pavarësinë dhe ardhmërinë e saj

Ahmet Qeriqi: 9 vjet nga Plani famëkeq i Ahtisarit – Kosova humbi edhe më tepër sesa parashihte ai plan

U bënë 9 vjet qysh kur u miratua plani famëkeq i  Marti Ahtisari, i cili përkufizon statusin e vendit tonë, për sikur thuhet  kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme të  mundshme dhe të stabilizuar. Plani thuhej se përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe. Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuonin në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes konsiderohej edhe mandati që i jepej një pranie ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend,  Dispozitat e marrëveshjes kanë pasur përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë. Pavarësisht se Plani rregullon në tërësi vetëm pozitën e serbëve në vendin tonë, duke pranuar sovranitetin historik, gjeografik, toponimik e kulturor serb, ky plan u aprovua  unanimisht nga të gjithë deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 e deri tani Plani i Ahtisarit ka qenë dhe po mbetet pengesa kryesore e ardhmërisë së pavarur të vendit tonë. Edhe pse Serbia zyrtare nuk e kishte pranuar zyrtarisht Ahtisarin, ajo arriti që duke u bazuar në këtë plan të krijojë bazën për themelimin e një republike serbe në veri të Kosovës.

Plani i Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i mirëpritur asokohe  nga kreu politik i vendit dhe nga zyrtarë të lartë të shteteve perëndimore, parashihte  krijimin e një entiteti hibrid serbo-shqiptar, një si republikë shumetnike, e cila, si e tillë, parashihej  të funksionoonte si një lloj republike autonome e bashkuar serbo- shqiptare e tipit të republikave autonome të ish- Bashkimit Sovjetik. Në të gjitha segmentet që ofron ky plan parashihet krijimi i një entiteti pa identitet të mirëfilltë kombëtar dhe pa asnjë element të shtetit funksional demokratik. Pjesa dërrmuese e përmbajtjes së këtij dokumenti rregullon pozitën e pakicës kombëtare serbe, pozitën e kishave dhe manastireve, krijimin e komunave serbe, lidhjen e këtyre komunave mes veti e me Beogradin, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pakicën serbe, të favorizuar në të gjitha segmentet, deri në një majorizim ekstrem dhe të padurueshëm.

Ja si përkufizohet kjo shoqëri e Kosovës multietnike nga Marti Ahtisari

“1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike që do të vetëqeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të saj legjislative, ekzekutive dhe juridike. 1.2 Ushtrimi i autoritetit publik në Kosovë do të bazohet mbi barazinë e të gjithë qytetarëve dhe respektimin për nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe kontributeve të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të këtyre komuniteteve”.

Këto dy nene përcaktojnë karakterin multietnik të Kosovës, ku më shumë se 90 për qind të popullatës e kanë përbërë dhe përbëjnë shqiptarët. 6 apo 7 për qindëshi me pjesëtarë serbë është barazuar me shumicën shqiptare në të gjitha segmentet, madje pakica kombëtare serbe është majorizuar deri në atë nivel sa parashihet të mbajë peng çfarëdo ndërrimi të kushtetutës së ardhshme të vendit.

Ky plan definon dhe përcakton të gjitha të drejtat e entitetit serb si komb shtetformues, me privilegje maksimale, të cilat nuk janë praktikuar, as janë firmosur ndonjëherë në asnjë shtet të botës. Pikërisht për shkak të këtij majorizimi nuk u arrit të formohet Forca e Armatosur  e Kosovës, sepse këtë nuk e lejojnë deputetët serbë. Ata mund të bllokojnë çdo nismë, çdo plan, çdo projekt ekonomik apo strategjik të zhvillimit të vendit, nëse konsiderojnë se përfiton Kosova dhe jo Serbia brenda Kosovës.

Komunat serbe kanë të drejtë të lidhen dhe të bashkëpunojnë me komunat e Serbisë, por këtë të drejtë nuk e kanë komunat shqiptare me as njëlloj lidhjeje me komunat e Shqipërisë, meqë kufiri me Shqipërinë vazhdon të mbetet kufiri  i dikurshëm i shtetit serb, dhe jo kufiri i Kosovës së sotme të pavarur. Duke u mbështetur në këtë pjesë të Planit të Ahtisarit, Brukseli zyrtar i lejon Beogradit ta themelojë të ashtuquajturin Asociacion të Komunave serbe, të cilin e ka pranuar edhe Qeveria e Kosovës. Asociacioni është një krijesë monotenike serbe në kuadër të Kosovës mulietnike. Në këtë rast në bisedime me zyrtarët e lartë të Kosovës,  Beogradi ka arritur të përfitojë  shumë më tepër  sesa parasheh plani ogurzi i  Ahtisarit.

Përmbajtja shumetnike e Kosovës parashihet të jetë bazament i të gjitha përmbajtjeve, jo vetëm kulturore e arsimore, por edhe shtetformuese e kushtetuese, për një Kosovë të tillë, “as mish as peshk”. Sot 9 vjet më pas po bindemi se ky plan jo vetëm i ka stagnuar shumë nga proceset zhvillimore e integruese të vendit por ato po i mban në një status-quo të rrezikshme, me ç’ rast po grumbullohet zemërimi dhe mos durimi qytetar, i cili fare lehtë mund të fillojë të zbrazet dhe vështirë se mund të kontrollohet.

Në vazhdim po i shkoqisim disa segmente nga Plani i Ahtisarit, ku shihet fare qartë moajorimi ekstrem i pakicës serbe, së cilët i është dhënë mundësia ta mbajë peng të ardhmen e Kosovës.

“1.6 Gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe.

1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme nacionale, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, duke reflektuar karakterin e saj shumë etnik.

Asnjë simbol i dallueshëm kombëtar nuk është i afishuar në Flamur, në Himn, as në Stemë  e Kosovës. Ka elemente fizike, gjeografike, por jo kombëtare e historike.

1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti. Ky përkufizim nuk do të duhej të lejonte krijimin e një shteti brenda Kosovës, sikur është Asociacioni i komunave serbe, me kompetenca të plota të një entiteti, i cili shpërfill të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.

1.9 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe do të marrë të gjitha obligimet sipas kësaj marrëveshje. Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen të bashkëpunojnë sinqerisht për çështjet që kanë të bëjnë në zbatimin e kushteve të kësaj Marrëveshje.

Më tej thuhet se “Kosova dhe Republika e Serbisë do të bashkëpunojnë sinqerisht”. Në këtë pasus nuk ishte përcaktuar se cila do të jetë pozita e Kosovës për bashkëpunim në raport me Republikën e Serbisë. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të tillë të “sinqertë”, u pa gjatë bisedimeve në Bruksel, kur krerët qeveritarë të vendit, nënshkruan një pas një marrëveshje të dëmshme për vendin, prej 19 prilli të vitit 2013 e deri në gusht të vitit 2015.

2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë plotësisht një proces të pajtimit mes të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre.

Ky nen i cili parasheh pajtimin mes të gjitha komuniteteve nuk saktëson rrugën as metodën e këtij lloj pajtimi. Dihet se askund në botë nuk ka ndodhur, as mund të ndodh pajtim i dhunshëm. Pajtim mes viktimës dhe xhelatit nuk ka pasur në asnjë vend të botës. Nëse mendohet se janë pajtuar dhunshëm, serbët, myslimanët dhe kroatët e Bosnjës, këtu kemi të bëjmë me pajtim të popujve me prejardhje të përbashkët racore, të cilët  dallojnë mes veti vetëm në aspektin fetar, por jo edhe në atë gjuhësor, kulturor, historik etj.

Plani i Ahtisarit mohon luftën  e drejtë çlirimtare e popullit shqiptar, mohon  tërë historinë  e luftës së popullit kundër pushtimit dhe kolonializmit serb. Me këtë plan ishte shpërbërë TMK-ja si formacion i dalë nga ish UÇK-ja dhe iu ka lënë serbëve vendorë të pajtohen apo të mos pajtohen  lidhur me krijimin e një forcë të sigurisë çdo emër tjetër, por jo ushtri apo armatë e Kosovës. Me planin e Ahtisarit fshihen përfundimisht të gjitha vuajtjet, krimet dhe monstruozitetet që kanë kryer serbët kundër shqiptarëve gjatë sundimit prej vitit 1912, deri më 1999. Ato  trajtohen si konflikte të UÇK-së dhe regjimit të Milosheviqit.

6.3 Komunat në Kosovë do të kenë të drejtë për bashkëpunim ndër-komunal dhe tej-kufitar lidhur me çështjet e interesit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç përcaktohen ne Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje.

6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përcaktohen në përputhje me Shtresën e Aneksit III të kësaj Marrëveshjeje.

Këto dy nene saktësojnë dominimin dhe vazhdimin e politikës hegjemoniste të Serbisë në Kosovë përmes themelimit të komunave serbe, të cilat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë edhe me komunat “tej-kufitare”, për çështje të interesit të ndërsjellë. Komunat shqiptare të  Kosovës nuk mund të lidhin asociacione të tilla me komunat, në Shqipëri, Maqedoni, apo me tri komunat shqiptare nën Serbi: Preshevë, Bujanoc, Medvegjë.  Kjo solli edhe nënshkrimin e marrëveshjes së 25 gushtit të vitit 2015, në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ku komunat serbe pavarësohen në tërësi nga Shteti i Kosovës. Kryetarin e Asociacionit nuk e zgjedh as mund ta shkarkojë kryetari i Kosovës dhe asnjë instancë ekzekutive e vendit.

7.1 Kosova do t’u sigurojë autonomi dhe mbrojtje të gjitha konfesioneve fetare dhe vendndodhjen e tyre Brenda territorit të saj.

7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), klerikëve dhe personelit të tyre, aktiviteteve dhe pronës, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe mbrojtje tjetër për të gëzuar plotësisht të drejtat e tyre, privilegjet dhe imunitetet, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.

7.3 KOS-i do të jetë pronari i vetëm i pronës së saj në Kosovë, me liri të veçantë rreth menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes në objektet e saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.

 Këto tri nene i njohin Kishës serbe jo vetëm autonomi të plotë, por i japin shkallën më të lartë të sovranitetit mbi pronën e vendit tonë, duke ofruar siguri speciale policore për 40 kisha e manastire, si dhe për pronën që parashihet ta uzurpojnë këto kisha e manastire, madje edhe atje ku nuk ka, as ka pasur ndonjëherë besimtarë serbë, sikur është rasti me Kishën tashmë politike të Deviçit, të Deçanit dhe sa e sa kishte të tjera, të vdekura, pa besimtarë. Kishat e tilla pa besimtarë shënojnë “legjitimitetin” e destruktivitetit pushtues. Kjo qasje ndaj Kishës serbe, është bërë në pajtim të plotë, jo me standarde ndërkombëtare, sepse standarde të tilla nuk njeh bota e qytetëruar, por me standarde të dhunshme, të njëanshme, kundër shqiptare, e pse jo dhe kundër-njerëzore.

Përse xhamitë apo kishat katolike në Kosovë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta rreth pronës?

Përse në Kosovë nuk nxirret ligj për ruajtjen dhe rindërtimin e  Sinagogave hebreje, të cilat serbët i kanë zhdukur qysh prej vitit 1912, jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë, në ish RJ të Maqedonisë e gjetkë? Nga 3600 xhamitë, teqetë, vakëfet, singogat e mesxhidetë që ka pasur Serbia deri në vitin 1912, tash kanë ngelur vetëm tri katër sosh. Në emër të cilit “qytetërim” serbët kanë vepruar, apo janë lejuar të veprojnë nga gjyshërit e ahtisarëve apo të bizmarkëve të moçëm?

Janë pikërisht kishat serbe vendet e krimeve, ku janë masakruar madje edhe fëmijët dhe gratë shqiptare. Janë kishat e manastiret serbe atje ku është fshehur armatimi i kriminelëve gjatë luftës dhe ku janë zbuluar eshtrat e qindra shqiptarëve të masakruar mizorisht, të cilëve u kanë djegur edhe eshtrat.

Ky majorizim pretekcionist i kishës serbe nga Ahitisari, ka pasur dhe ka për qëllim ta “legjitimojë” dhe ta restaurojë hegjemonizmin, dominimin dhe pushtimin serb të Kosovës që nga viti 1912.

Përpjekjet për t’i getoizuar këto kisha e manastire, bëhen me qëllim të caktuar antishqiptar, për t i paraqitur serbët si viktima, dhe shqiptarët se dhunues të fesë serbe. Fraksioni ortodoks serb, i quajtur “shënsavist”, nuk mund të barazohet me ortodoksinë e vërtetë fetare.

Dhe, pikërisht për këto zezona antishqiptare, që lidhen fizikisht me këto kisha e manastire, këto objekte diabolike politike, dhe aspak fetare, do të jenë në shënjestër kurdoherë, sepse ato rrezatojnë prapambetje, dhe shqiptarëve do t’ iu përkujtojnë gjithnjë krimet e llahtarshme që kanë kryer serbët kundër tyre, qysh prej kohës kur ata si hordhi barbare, pagane, kaluan Karpatet dhe dogjën e shkatërruan trojet e atëhershme të Ilirisë.

Kisha serbe ka qenë dhe ka mbetur përkrahëse e përkushtuar e militarizmit fashist serb, përkrahësja dhe mbështetësja më besnike e regjimit të kryesatanait, Milosheviq, por edhe sot përkrahëse dhe strehuese e të gjithë kriminelëve serbë, që kanë vrarë e masakruar boshnjakë myslimanë, kroatë, shqiptarë, hungarezë, sanxhaklinj, vllehë e të tjerë.

Duke folur për qëllimet satanike të Kishës serbe, Kreu i Kishës Ortodokse Malazeze, peshkopi Mihailo në një intervistën për “Face TV”, më 3 prill 2016  ka akuzuar kishën Ortodokse Serbe si fajtorin kryesor të luftërave dhe gjenocidit që kanë ushtruar serbët në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe në Kosovë. Ai ka akuzuar Kishën serbe edhe për mosnjohjen e kombit malazez, shtetit të Malit të zi dhe të Kishës ortodokse të këtij Shteti. Peshkopi Mihajlo, fajtor për të gjitha krimet në ish Jugosllavinë shumëkombëshe ka shpallur KOS-in serb,  Klubin e Intelektualëve nacionalist serbë, në “Francuska 7” të Beogradit  dhe forcat radikale në Serbi për pretendimet e tyre në krijimin e Serbisë së Madhe.

Plani i Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran i shqiptarëve, ashtu sikur kanë pretenduar dhe po pretendojnë të na paraqesin krerët institucionalë të vendit, ata të cilët kanë bërë dhe pëp bëjnë pazare shumë të rrezikshme mbi kurriz të popullit, pët të ruajtur favoret dhe pasuritë që kanë grumbulluar, duke qenë prore në pushtet.

Pavarësisht se këtë plan e kanë votuar të gjithë deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, në vitin 2007, pavarësisht se institucionet e kanë pranuar pa vërejtje, ndërsa me keqardhje kanë konstatuar se kanë bërë lëshime shumë të dhembshme, ky plan ka bërë që Kosovë të mbetet peng i Beogradit dhe Brukselit.

Mjerisht mbi premisat e konkludimet e këtij plani është hartuar edhe Kushtetuta e Kosovës, e cila është shkelur dhe shkelet përditë, meqë nuk ka bazë të qëndrueshme, autentike, juridike e shtetërore.

Planit të  Ahisarit  tashmë i ka kaluar koha. Këtë plan, Serbia zyrtare nuk e ka pranuar, por ka pranuar në heshtje përmbajtjet e tij,  ku favorizohen serbët pakicë dhe diskriminohen ‘pozitivisht” shqiptarët  shumicë. Për më tepër, Beogradi zyrtar duke kushtëzuar bashkëpunimin me BE-në, në Bruksel, ka arritur që duke u mbështetur në disa përmbajtje hipotetike të Planit të përfitojë në të gjitha pikat e marrëveshjeve të arritura e të nënshkruara deri tani nga krerët më të lartë të vendit tonë, të cilët kanë lëshuar pe në të gjitha vërejtjet e sugjerimit e krerëve të BE-së, me qëllim që Serbisë t’ i hapet rruga në BE, duke kaluar mbi kurriz të Kosovës dhe duke shkelur edhe atë sovranitet fiktiv, të cilin mendojmë se e kemi siguruar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …