Jakup Krasniqi

Krasniqi: Pala serbe në Bruksel zhvilloi dialog të fortë, pala e Kosovës dialog nënshtrues e komprometues

Dikush, si Hashim Thaçi edhe mund të thotë se: Alternativë e dialogut është konflikti?! Dhe më ketë mendon se paska bërë një zbulim të madh! Gjersa të gjithë e dimë se ka dialog e dialog. Ka dialog të fortë, të balancuar dhe dialog të butë. Këtu natyrshëm duhet të shtrohet pyetja:

Në Bruksel, pala e Kosovës çfarë bisedimesh zhvilloi?

Nuk mund të thuhet se dialogu ishte i balancuar dhe as i butë, se për të fortin e udhëhoqi pala serbe. Pala e Kosovës atje me palën serbe zhvilloi dialog – komprometues, ndërsa pala serbe zhvilloi dialog të fortë. Ata nuk dhanë asgjë, ndërsa morën gjithçka!

Pse ndodhi kjo?

Ka ndodhur kështu sepse Delegacioni i Kosovës, ishte delegacion “femre” dhe jo vetëm pse fillimisht u udhëheq nga një femër, por edhe kur u “udhëheq” nga i “forti”, nuk u vërejt asnjë ndryshim, përkundrazi, komprometimi u thellua. Komprometimi u thellua sa edhe u shpall jo kushtetues, kur delegacioni u udhëheq nga trashëgimtari i pacifizmit.

Kështu më në fund në bisedimet e Brukselit u bënë bashkë i “forti” me të butin dhe e pagerën  punën”. Se për t’i ikur “konfliktit” u deshtë të ndyhen deri në fyt qeveritarët tanë!

Por, krejt në fund, nuk kemi si mos ta shtrojmë një pyetje: Të “fortët” e të butet tanë të Brukselit, po të dialogonin për interesat e tyre personale, siç i kemi parë shpesh, pa dyshim që do të zhvillonin dialog të fortë dhe nuk do ta eliminonin as konfliktin si alternativë. Ndodh kështu se këta njerëz nuk kanë emocione politike për shtetin!

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …