Ahmet Qeriqi: Drenica e Epërme është vënë në rrethim të hekurt. Pritet fillimi i depërtimit të forcave të armikut (29 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Drenica e Epërme është vënë në rrethim të hekurt. Pritet fillimi i depërtimit të forcave të armikut (29 mars, 1999)

Në mëngjes, unë Nezir Myrtaj dhe Fatmir Dugolli jemi nisur për në Berishë. Një sasi të mjaftueshme të najlonit e kemi marrë te Idriz Qeriqi dhe e kemi transportuar deri në Kizharekë. Prej  andej duhet që Riza po ndodhur tjetër me traktor ta dërgojë në tendën të cilën mendojmë ta rregullojmë qysh sot.

Sot duket një ditë pak më e qetë në rajonin tonë. Forcat serbe po përgatitën për të na futur në rreth. Ata mund të fillojnë ofensivën drejt Rrafshnaltës nga çasti në çast.

Kemi arritur se vendqëndrimi i ri në natyrë te Varret e Berishës. Isë Krasniqi po jep dhe po merr informacione. Neza ka përgatitur një koment. Nusreti i ka përshkruar informatat. Valdet Hoti dhe Fatmir Dugolli po përkujdesën për gjenereatorin dhe teknikën transmetuese, të cilën e kemi vendosur në xhip. Ushqehemi me çka kemi Me veti kam marrë disa krofne që i ka përgatitur bashkëshortja ime, Zymrytja, të cilat i hamë të gjithë së bashku.

Edhe pse ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet për të qëndruar këtu në vijën e parë të fronit por larg popullatës civile, Berati dhe Qemali duan me çdo kusht të largohen nga këtu. Ata si duket vetëm tani  e kanë kuptuar se jemi në luftë dhe në rrezik permanent. E ndiej se do të ndahemi përgjithmonë por nuk merakosem. Është rrjedhë logjike e situatës, sepse  jo të gjithë njerëzit janë krijuar për të qëndruar.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara të lajmeve, që kryesisht dëgjohen përmes radiolidhjeve të ushtarëve tanë thuhet se në fshatin Izbicë serbët kanë vrarë e masakruar më shumë se 200 veta. Është një informatë e tmerrshme, por ende nuk është konfirmuar. Dhashtë Zoti të mos jetë e vërtetë.

Pas transmetimit të Programit së bashku me Nezirin nisemi drejt Kizharekës, nga një rrugë tjetër më afër maleve të Llaushnikut. Meqë Ali Mullini nuk ka ardhur në vendin dhe kohën e caktuar sepse as i kemi thënë nga Kizhareka nisemi drejt Mahallës së Lugut në Nekoc, me qëllim që atje ta takojmë Ilir Dugollin. Ilirin e kemi takuar te shtëpia e tij dhe ai na ka dërguar në Krojmir. Iliri po ashtu na tregon se shumica e banorëve të Nekocit, Kizharekës dhe të fshatrave të tjera ose kanë hyrë në Grykë ose presin të gatshëm për të hyrë.

Edhe në Krojmir janë marrë të gjitha  masat për të depërtuar në Grykë. Gjatë ditëve të fundit është trefishuar numri i popullatës në Krojmir.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Vazhdimisht po na përcjellë një mot i lig me të reshura shiu dhe me ndërrime …