leoni

Ahmet Qeriqi: Monotoninë e ditës së vjeshtës e thyejnë vajtje ardhjet e të njohurve. (E shtunë 7 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Monotoninë e ditës së vjeshtës e thyejnë vajtje ardhjet e të njohurve. (E shtunë 7 nëntor, 1998)

Sot ishte një ditë tipike e vjeshtës. Një ditë e zymtë, monotone dhe me shi.

Më bëhet se jemi rrethuar nga të gjitha anët, madje edhe nga qielli. Serbi na i ka zënë pritat, moti po prishet, dimri po vjen, ndërsa ne kemi stagnuar në pikë-pozicionimet tona të pasigurt për të nesërmen, por të fortë dhe të qëndrueshëm. Kështu ka qenë  gjithmonë, i tillë ka qenë fati historik edhe në të kaluarën. Shqiptarët gjithnjë të përçarë, gjithnjë një palë me armikun pala tjetër kundër armikut dhe kundër këtyre të tjerëve që i bëhen krah armikut.

Pse ndodh kjo?

E vështirë është përgjigjja në këtë pyetje.

 Shpirti i shqetësuar dhe i dërrmuar nën robëri i shqiptarëve ende nuk është në nivel të duhur të besimi  se mund dhe do të fitojmë luftën. Ende vuan nga ligësia, destrukcioni, hakmarrja. E tillë dhe e mjerë ka qenë edhe e kaluara. E tillë është edhe aktualisht. Shqiptarët janë barikaduar në dy taborë. Pakica me luftën, ndërsa shumica me robërinë dhe Rugovën në krye. Është kjo një zezonë e cila do të na përcjellë edhe shumë kohë. Është kjo e liga që nuk na shqitet nga trupi i kombit.

Edhe sot janë përsëritur ngjarjet ditore.

Rrugëtojmë në relacionin tonë tejet të kufizuar brenda fshatit.

Zakonisht shkojmë në kuzhinë dhe në ambulancë, pastaj në mbrëmje tubohemi te Syla, te Elezi ose këtu.

Ditët po përsëriten.

Si zakonisht ditën e shtunë na vijnë edhe vizitorë

Nga Prishtina kanë ardhur bashkëshortja dhe bija e Beratit, Shqipja.

Ka ardhur edhe bashkëshortja e Faruk Gashit me fëmijë. Edhe Besim Gashi ka ardhur me gruan e tij, e cila është motër e Reshat Gashit.

Kanë ardhur si zakonisht edhe Fatmir Xhelili, Nusret Gashi, Naim Imeri, Vehbi Zeqiri dhe përcjellësit e tyre. Po sot kanë ardhur për vizitë edhe shumë pjesëtarë të familjeve të ushtarëve nga shumë fshatra të Rrafshit dhe nga Prishtina.

Naim Imeri ka sjellë artikuj të shumtë ushqimorë sidomos për nevojat tona, meqë këtu është krijuar një pikë e re e një pjese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Sasinë dhe të gjithë artikujt i ka evidentuar Epiri, në një fletore. Pastaj  i kemi vendosur në një kthinë të shtëpisë së Salihut, këtu në vendqëndrimin tonë. Një pjesë të këtyre artikujve, sipas mendimit tim duhet t` ia dërgojmë Shaban Shalës,  në  Likoc. meqë gjendja atje paraqitet shumë më e rëndë se sa ndër ne.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Heset Sahiti me gjithë vështirësitë i ka konsoliduar radhët në Shalë. (E diel 29 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Heset Sahiti me gjithë vështirësitë i ka konsoliduar radhët në Shalë. (E diel 29 nëntor, 1998)

Në mëngjes kam biseduar me Myrvete Hotin, motrën e magjistër Ukshin Hotit i cili po …