Gjenerali në pension, Xhevahir Geci, ish epror i lartë UÇK-TMK-FSK-së, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Gjeneral Geci është njeri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që nga vitet e ’90-a, së bashku me Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Nurën, Musë Jasharin, Sami Lushtakun, Osman e Jetulla Gecin, Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarë tjerë ka marrë pjesë aktive në luftë dhe në organizmin të saj. Madje, aksionet e para të gueriles së asaj kohe mbajnë emrin e Xhevahir Gecit. Ai ishte kudo në beteja. Xhevahir Geci ka shërbyer në FSK si komandant i Gardës Kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 …