Ahmet Qeriqi: Vallja e shotës, valle autoktone shqiptare e Kosovës, që përshkoi si korrent tëra vendet e Ballkanit e më gjerë

Vallja e Shotës, është njëra ndër vallet e cila luhet, por edhe këndohet në Kosovë, Shqipëri, në Bosnje, në Serbi, Kroaci, Maqedoni, Turqi, Bullgari e madje edhe në Greqi, jo vetëm te arvanitasit.

Nuk besoj të jetë shënuar në muzikën e popujve ballkanikë një valle aq e luajtur dhe aq e përhapur sa “Shota”, e cila është e vetmja valle, që ka depërtuar edhe në muzikën serbe, ndërsa në muzikën boshnjake është po aq e mbase edhe më e përhapur se te ne. Nuk e saktësojmë dot kohën kur është luajtur për herë të parë në Shqipëri, por e dimë me siguri se në Kosovë është luajtur edhe para luftës së Dytë Botërore. Gjyshet tona, një pjesë e madhe prej tyre, sidomos në Drenicë,  kanë ditur ta luajnë vallen dhe e kanë luajtur e kënduar nëpër dasma. Shumë femra në Kosovë mbajnë këtë emër, në radhë të parë për kujtim të Shote Galicës.

Te hungarezët është e njohur vallja “Çardash”, vallja Çyçek te turqit, te serbët si vallja e Uzhicës, e Moravës, e Çaçakut, apo kryesisht valle me emra të qyteteve, sikur rëndom janë të përhapura vallet, kudo në Ballkan. Te serbët është kompozuar edhe një valle dyshe, e cila quhet vallja e Shotës dhe e Uzhicës.  Te turqit është e njohur vallja e quajtur, rumeli Shota, te bullgarët arnauatsko oro, e kështu me radhë.

 

Pa dyshim se kjo valle lidhet me Shote Galicën, luftëtaren popullore, Qerime Halil Radisheva, bashkëshortja e Azem Galicës. Nuk kemi të dhëna që flasin se kjo valle është luajtur dhe është kënduar në kohën e sundimit turk. Shota është një valle  karakteristike e luajtur nga valltarët, me tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë, mashkull femër,  (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet  me një ritëm impresionues që zgjon peshë emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga vendi në vend.

 

Vallja e Shotës ka qenë edhe në repertorin e Orkestrës Filharmonike të Beogradit, versioni i përpunuar nga kompozitori i njohur kroat,  Josip Sllavenski, pastaj Rexho Mulliqi e të tjerë.

 

Në emër të kësaj valleje, e cila ka simbolizuar dhe shprehimisht ka nënkuptuar Shote Galicën, Lidhja Socialiste e Popullit punonjës të Kosovës,  qysh në vitet e para të pushtetit popullor jugosllav e kishte themeluar ansamblin e këngëve dhe valleve, dhe  qysh atëherë ishte emërtuar Ansambli me emrin, “Shota”, ansambël i cili aktualisht financohet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk ka një aktivitet të përhershëm në paraqitje para publikut. Ky ansambël tipik multietnik  aktivizohet shumë rrallë dhe nuk ka arritur ta ruajë vazhdimësinë dhe simpatinë e shikuesve  që kishte pasur dikur. Edhe pse i konceptuar si ansambël i  këngëve dhe valleve të kombeve dhe kombësive të Kosovë-Metohisë, ky ansambël tuboi rreth vetes valltarë virtuozë dhe këngëtarë të njohur nga Kosova e më gjerë, por nuk e ka arritur asnjëherë nivelin e Ansamblit të Këngëve dhe valleve të Shqipërisë, apo ansambleve të tjera kombëtare të popujve të Ballkanit, në radhë të parë për shkak të mungesë së profesionalizmit dhe konceptit të qartë kombëtar.

 

Ky ansambël po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin e valles së “Shotës” vallja më karakteristike dhe më e njohur te të gjithë popujt e Ballkanit, e vetmja valle që ka depërtuar te të gjithë popujt  dhe që mbijeton edhe sot, çuditërisht  po thuajse edhe në të gjitha shoqëritë kulturore e muzikore të Serbisë.

Ekzekutimi në shumë variante i kësaj valleje në Serbi ka shkaktuar tronditje te nacionalistët dhe shovinistët serbë,  të cilët përbuzin e fyejnë bashkëkombësit  e tyre, në forumet e internetit por edhe në komente e shkrime, sepse e luajnë këtë valle shqiptare, e cila sipas shumicës së tyre i kushtohet Qerime Galicës, për të cilën serbët thonë se gjoja ajo vetë kishte vrarë, madje edhe kishte djegur fëmijë serbë. Natyrisht se kjo histori  histerike është krejt e shpifur, por gënjeshtra në Serbi ka gjetur dhe gjen vegjetacion të jashtëzakonshëm për të mbijetuar. Këtë e ka pranuar botërisht shkrimtari më i madh dhe më i lexuari në Serbi, Dobrica Qosiq,

Duke parë se kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka  në mesin e këngëve e valleve për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin e valles e cila sipas tyre i përket gjuhës serbe.

 

Po të mbështetemi në gjurmimet folklorike shqiptare në Kosovë, nuk duket se është  hulumtuar gjeneza e kësaj valleje, e cila për çudi ka mbijetuar si asnjë valle tjetër, jo vetëm në vendin tonë por në mbarë Ballkanin.  Shota njihet edhe si valle e kënduar, në Bosnje, Serbi, Sanxhak e në shumë vende, madje edhe në gjuhën shqipe me vargjet.

 

Katër vargjet karakteristike të kësaj kënge janë të pranishme kudo në potpuritë popullore

 

Hajde shoto mashallah,

Me burrin përkrah!

Luaj Shoto Luaj Shoto luaj

Hakun ta paguaj.

 

Kjo strofë e këngës është e përhapur kudo, ndërkohë që kësaj potpurie këngëtari popullor i ka ndajshtuar edhe vargjet specifike, të cilat madhërojnë jetën dhe luftën e saj për çlirimin e vendit nga robëria serbe.

 

Shota e Azemit

Mbesa e Skënderit,

Shotë moj heroinë,

Nderove Shqipninë,

Shota n’ borë e n shi

Luftoi për Shqipni,

Shota n shi e  borë

Luftoi për Kosovë.

  

Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në mesin e valleve si “vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave” dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit,  por  sipas mendimit tim lidhet me traditën historike, me  një  apo disa personalitete të caktuara të historisë së rezistencës shqiptare, e cila i akordon traditës të pashkëputur të historisë sonë kombëtare, e njohur për kontributin madhor që ka thënë femra në jetën shoqërore, dokesore, në historinë e shtetit, të rezistencës dhe të luftërave çlirimtare. Në të gjitha luftërat tona çlirimtare prej kohës së Skënderbeut e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, femra ka luajtur rolin e vet historik, të pamohueshëm.

 

Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i femrës shqiptarë në luftë  dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka qenë  më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune, kroate e të tjerë. Vetëm në kohën antike greke, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena, Andromaka, Elektra, Penelopa, Antigona, Medea  e shumë të tjera. Në luftërat e Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër, Bubulina Laskaria, por ajo është me origjinë suljote, arvanitase.

 

Dihet cila ka qenë mbretëresha e famshme, Ilire, Teuta, e cila luftoi kundër pushtimit të Perandorisë më të madhe dhe më të fuqishme të botës, Perandorisë Romake. Në kujtesën tradicionale popullore janë të njohura: Mrika, Motra e Gjergj Elez Alisë, Ajkuna e Mujit, Tanusha e Kralit,  etj. Në kohën e principatave shqiptare të kohës së Bizantit, shquhet, Ana Komnena, në kohën e Skënderbeut, Mamisa Kastrioti, Donika  e Muzakajve, bashkëshortja e Skënderbeut,  pastaj “Nora” e Kelmendit, Tringa e Hotit, Maroja e Terbaçit,  Elena Gjika, suljotja, Bubulina Llaskaria, Qerime Halil Radisheva, e njohur si Shote Galica dhe femra të tjera të njohura në kohën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të kohës së  Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Në historinë tonë kombëtare janë të njohura motrat arsimuese: Sevastie Qiriazi,  Parashqevi Qiriazi,  pastaj Mysine Kokollari, luftëtaret: Persefoni Kokëdhima, Bule Naipi, Ibe Palikuqja, Marije Shllaku Gonxhe Bojaxhiu, Xhevë Krasniqi-Lladrovci,  Hyrë Emini e  shumë të tjera.).

 

Vallja e “Shotës”  pasuri muzikore publike e popujve të Ballkanit, një valle shqiptare që kishte depërtuar përtej perdeve të zeza të urrejtjes shekullore sllave kundër shqiptarëve

 

Vallja e “Shotës” pa dyshim se  mbërthen me vete një histori të gjatë kohore prej periudhës së parë të vallëzimit apo këndimit. Një histori që ka mbijetuar nëpër kohë dhe e cila mund të ketë një origjinë shumë të lashtë. Ajo, në rrethana të caktuara shoqërore e historike mund të jetë konvertuar nga shekulli në shekull, duke iu përshtatur kohës dhe rrethanave historike, për të arritur si personifikim tradicional  muzikor deri në kohën tonë.

Në gjendjen e tanishme të zgjerimit dhe këndimit, vallja e Shotës paraqitet si vlerë muzikore e krejt popujve të Ballkanit,  meqë ka mbijetuar si krijim i veçantë muzikor, në radhë të parë me  melodinë magjepse, ritmin e shpejtë, djaloshar, sepse  është valle tipike,  që i përket rinisë dhe që luhet e këndohet vetëm nga të rinjtë. Këtë valle nuk e luajnë dot të moshuarit, meqë ka ritmikë të shpejtë dhe kërcim të veçantë, gjithnjë në lëvizje, herë këmbë herë duke u gërmuqur, por gjithnjë në lëvizje, madje marramendëse.

Prania e kësaj valleje ne repertorin muzikor të popujve të Ballkanit vazhdimisht ka nxitur polemika rreth prejardhjes. Përderisa në Jugosllavinë socialiste ajo ishte konsideruar si valle 100 për qind me prejardhje shqiptare, me rastin e shkatërrimit të Jugosllavisë, filluan dhe aktualisht po vazhdojnë polemikat lidhur me origjinën dhe përkatësinë e saj. Duke u bazuar në faqe të internetit dhe në forume  të ndryshme në Serbi, veçmas në  shkrimet e shkurtra, në  “joutube”,  konkludojmë se shumica e shfletuesve serbë, boshnjakë e të tjerë  vlerëson se vallja e “Shotës” ka origjinë shqiptare. Nacionalistët serbë janë të ndarë në këtë drejtim; Disa mendojnë se vallja është tipike shqiptare, e cila iu ka kushtuar Shote Galicës, që sipas mendjes së tyre të retarduar paska pas vallëzuar duke djegur fëmijët serbë në zjarr. Ata kërkojnë që kjo valle të ndalohet, meqë sipas tyre është valle morbide, madje “antinjerëzore”. Këtij konstatimi të egër dhe krejtësisht antihistorik i kundërvihen edhe shumë serbë, të cilët mendojnë se kjo valle është valle tipike kosovare, e kënduar nga shqiptarët edhe nga serbët.

Një pjesë e opinionistëve konsideron se vallja është valle tipike shqiptare, e rikthyer në estradat populiste në kohën e Jugosllavisë së Bashkim vëllazërimit dhe e përhapur nga politika muzikore e kulturore e  kohës.

Realisht ky konstatim ka një bazë, meqë në kohën e ish Jugosllavisë socialiste  shqiptarët nga aspekti i njohjes muzikore  janë identifikuar me këtë valle. Në të gjitha republikat e Jugosllavisë ka qenë e përhapur kjo valle. Nuk gjendej asnjë shoqëri kulturore muzikore e kohës (Kulturno Umetnicko Drustvo -KUD) në tërë Jugosllavinë ku të mos jetë ekzekutuar një variant i Shotës, kësaj valleje shqiptare që kishte depërtuar përtej perdeve të zeza të urrejtjes shekullore sllave kundër shqiptarëve. Asnjë valle tjetër në Jugosllavinë e kohës nuk ka pasur shtrirjen e saj. Edhe sot e kësaj dite kjo valle ekzekutohet nga serbët, boshnjakët, kroatët, malazezët, sllavomaqedonët, bullgarët e të tjerë. Kjo mund të vërtetohet  fare lehtë në “Youtube”, ku gjenden edhe komente ndër më të ndryshmet, prej atyre afirmative deri te ato pezhorative.

 

Ja disa nga komentet e shkëputura nga “Youtube” në gjuhën serbe dhe në atë angleze. Sa për ilustrim kemi shkëputur 15 komente nga qindra sish sa gjenden në internet.

 

1. Ja sam Bosanka i mogu ti reci da Sota nije NASA a ni Srpska!! Kad su srbi znali igrat sotu??? Sota potice iz Albanije ! Prije nekoliko stotina godina su Albanci emigrirali na sjever(Sandzak) i zapad (Bosna) i tako su svoje igre i obicaje ponijeli sa sobom!! Ako pogledas Albansku nosnju vrlo se malo razlikuje od Bosanske nosnje(dimije)!!!

 

2. Шота је албанска игра којом су величали убијање српске деце… односно ова песма велича једну особу која је клала Српску децу...

 

3. Covece ti si stvarno puko, kako te nije sramota i stid da tako nesto pises.

 

4. Smrt nazionalizmu jebem vam majku Nazionalicticku,  gde ste vi bre, svaki rat ste izgubili, kako vas nije sramota,  bitno je daje muzika fina,  a cija je to me ne intresuje.

 

5. Ne seri neupuceni degenu.Treba da te je sramota kao Srbina sto se veselis uz ovu uzasnu antisrpsku pesmu.Najstrasniji zlocin, normalnom umu nezamisliv se dogodio uz ovu siptarsku pesmu. Sota je dete na staroalbanskom,dok je mori ubiti, arnauti na Kosovu su kuvali u kazanu Srbsku nejac i igrali kolo uz ovu krvavu pesmu.

 

5. Sota je albanska pesma, mamu vam jepem…  ( Milan Rajkovic)

 

6. Kao prvo..Sota potice sa Juga Srbije…tacnije sa Kosova i Metohije, to svaki Srbin sa Kosmeta zna a Siptari su kopirali to od nas…A kao drugo, nepostoji nista ni Bosansko.

 

7. Daca Jelikic: Sota je pesma koja je zabranjena u srbiji jer su se dva kuma na svadbi posvadjala i poubijala zbog te pesme…to je zato sto je uz ovu pesmu albanka igrala i pevala dok je u kazanu kuvala srpsku decu!

 

8. Wow, your Albanian accent is just perfect! I would say your’e an Albanian!

 

9, Mile  Kaludjer: Sota nastala je kad je jedna albanka Sota uhvatila 9 ili 11 srpskih cobanina.Zapalila ih i igrala oko vare.Tako je nastala Sota.Ja je mrzim jer sam pravi Srbinnnnnnn………..

 

10. Стога је играти шоту на разним весељима и присећати се сцене спаљивања деце више него морбидно. Поготову је то недопустиво на српским свадбама и весељима бар за оне људе који имају минимум части и националне одговорности према својој нацији.

Цена наше инфериорности и незнања је сувише скупо плаћена да себи ЈОШ једном у историји дозволимо “братство и јединство” преко крви и костију наших предака, наше деце и нашег народа.

 

11. Бејт или Бејта је идол и на данашњим шиптарским форумима… Планина Мокра је на северозападу Космета, а право име за Шоту Галицу (често и Шота Гаљиница) је: Qerime Halili Galica – Šota, што би се на српско читало као Черимe Хаљиљи Галица – Шота.

 

12. Док су деца горјела Шота је са “качацима” играла своју игру око ватре, оргијала и певала: “Шоте мори шоте, шоте машала, давно желим шоте, мори, шоте, да те играм ја!”. На месту страдања невине дечице подигнута је спомен-плоча која је стајала до краја Другог светског рата, када су је комунисти уклонили како би сачували “братство и јединство”, још једном потурајући народу лажне историјске чињенице.

 

13. Stefan Tesic: ALO SRBENDE ALO GOVNA-I JA SAM SRBIN CISTO DA SE ZNA- ALBANSKA SOTA NEMA RECI SAMO MUZIKU I NEMA VEZE SA SRPSKOM SOTOM.SLICNA JE MUZIKA I TO JE SVE .A TAKODJE SAM OD PRIJATELJA -KOJI JE ALBANAC-DOBIO CD GDE IMA 2 ALBANSKA INSTRUMETALA KOJE ONI NAZIVAJU SOTA ALI NIKAKVE VEZE NEMA SA OVOM SOTOM KOJU POVEZUJU SA CERIMOM GALICOM A KOJA SE IGRA KOD NAS ,A IGRALA SE I PO CELIJ BIVSOJ JUGOSLAVIJI.CAK I PO FOLKLORIMA.

 

14. Am SERBIAN and i like this music it is very similar to our folk music,and i think that shits between Albanian and Serbian people is just a shit,and it is not our fault its all our goverments fault………

 

15.  This music have albanian roots.. albania is not same as bosnia, u know..

read a bit about history of balcan countries… too many little details..

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …