Ahmeti: 1000-2000 euro gjoba për person fizik dhe 3000-8000 për ata juridik që nuk e respektojnë kufizimin e lëvizjes

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar për gjobat që do t’u jepen atyre që nuk i përmbahen vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjes. “Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit. Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik;”, ka njoftuar Ahmeti. Ai thotë se është “Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka! Zbatoni masat! #rriNshpi”, ka njoftuar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …