Shpend Ahmeti

Ahmeti: Asociacioni i Komunave Serbe ka për qëllim rrënimin e funksionimit të shtetit të Kosovës

Duke folur për krijimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se krijimi i këtij Unioni nuk është kundërpërgjigje e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka theksuar më tutje se Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan nuk ka fuqi ekzekutive në asnjërën prej shteteve të Ballkanit ndërsa Asociacioni i Komunave Serbe ka për qëllim rrënimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Ne thjesht po e bëjmë një rrjet të komunave shqiptare, që është platformë e bashkëpunimit. Ne nuk kemi fuqi ekzekutive në asnjërin prej këtyre shteteve si rrjet. Asociacioni i Komunave Serbe është një ide komplet tjetër me qëllim të rrënimit të funksionimit normal të shtetit të Kosovës dhe ideja e tyre është që të kenë edhe fuqi ekzekutive, ka theksuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …