Aeroporti Adem Jashari

Vazhdon rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin “Adem Jashari”

Zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë njoftuar se numri i pasagjerëve në këtë aeroport sa vjen e rritet. Vetëm gjatë muajit nëntor të këtij viti, janë evidentuar 111 mijë e 628 pasagjerë. Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka thënë se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2015, këtë vit është një rritje prej 10.3%. Ai ka shtuar më tutje se numri i udhëtarëve që nga fillimi i vitit 2016 e deri më tani ka arritur në 1 milion e 608 mijë e 305 pasagjerë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …