Ahmeti: Përderisa Beogradi e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, BE heshtë

Ahmeti: Deklarata e Delawies, ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan, Kosova po hyn në fazë të rrezikshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA-ve, Greg Delawie, i cili ka folur në një emision televiziv për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti ka thënë se Delawie ka dhënë një ndryshim fundamental me qëndrimin e tij. Sipas Ahmetit, ambasadori ka thënë se çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opsion tjetër.

“Sipas Ambasadorit Delawie çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opsion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan. Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi. Thirrje posaçërisht subjekteve opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformën dhe dialogun”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …