leoni

Ahmeti: Ende asnjë përgjigje për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës mënyrë që të bëhen investime e renovime në të

Ahmeti: Ende asnjë përgjigje për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të komunës në mënyrë që të bëhen investime e renovime në të

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje sa i përket kërkesës së Kuvendit Komunal për kalimin në pronësi të komunës të Pallatit të Rinisë, në mënyrë që në këtë të fundit të bëhen investime dhe renovime. Ahmeti ka thënë se janë bërë gati 2 vjet që kur Kuvendi Komunal e ka bërë një kërkesë të tillë në adresë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojme dhe ta renovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulesve në sallë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …