AI: Qeveritë evropiane janë bashkëpunëtore në dëbimet kolektive sistematike, të paligjshme të mijëra azilkërkuesve

AI: Qeveritë evropiane janë bashkëpunëtore në dëbimet kolektive sistematike, të paligjshme të mijëra azilkërkuesve

Qeveritë evropiane janë bashkëpunëtore në dëbimet kolektive sistematike, të paligjshme dhe shpesh të dhunshme të mijëra azilkërkuesve në kampet e mjerueshme dhe të pasigurta në Bosnje dhe Hercegovinë, thuhet në raportin e organizatës, Amnesty International. “Dhuna dhe abuzimi i refugjatëve dhe emigrantëve përgjatë rrugës së Ballkanit” është emri i raportit i cili përshkruan në detaje se si, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe duke vënë sigurinë në plan të parë, qeveritë evropiane jo vetëm që injorojnë sulmet brutale të policisë kroate ndaj emigrantëve, por edhe financojnë aktivitetet e tyre. “Në këtë mënyrë ato po inkurajojnë një krizë humanitare në dyert e Evropës”, thotë më tutje raporti. Aktualisht rreth 5.500 gra, burra dhe fëmijë janë bllokuar në dy qytete të Bosnjës në kufi me Kroacinë, në kampe të improvizuara pa kushte për nevojat themelore për jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …