Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke thënë se që nga ardhja e tyre në pushtet janë shndërruar nga ekspertë ekonomie në kontabilistë. Sipas saj, Vetëvendosje i paraqiste Muratin dhe Bislimin si figura që do të sillnin ndryshime të mëdha në ekonominë e vendit, por në realitet ata fokusohen vetëm në rregullimin e shifrave dhe statistikave për të impresionuar auditorët. Ajo shtoi se, për të vlerësuar qeverisjen, duhet pyetur qytetarët, nëse cilësia e jetës së tyre është përmirësuar nën këtë administratë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
