Ajet Godeni ( pas vdekjes ) dekorohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës me urdhrin “ Hasan Prishtina “

Ajet Godeni ( pas vdekjes ) dekorohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës me urdhrin “ Hasan Prishtina “

 Ajet Godeni jatak besnik i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

Ndër ata pak jatakë, që i qëndruan besnik çështjes kombëtare, që i mbajtën dhe nuk i denoncuan asnjëherë të strehuarit e tyre, ishte Ajet Brahimi, i njohur në popull si Ajet Godeni.

      Ajet  Godeni lindi më 1886 në fshatin Karaçicë , tash komuna e Shtimes.    Ajet Godeni është i njohur në tërë Drenicën për mikpritje, trimëri e bujari. Ai  është shembulli më tipik i mikpritjes dhe sakrificës shqiptare. Është thënë më se një herë se “Më trim është jataku se kaçaku”. Madje, simboli ynë i rezistencës, Adem Demaçi, me një rast , ka deklaruar : “ Para se të shkruani për ne të burgosurit politikë, më parë duhet të shkruani për jatakët, ku jemi strehuar ne, sepse ata dhe familjet e tyre kanë hequr më keq se ne, ata kanë hequr të zitë e ullirit”.

Te Ajet Godeni , në dimrin e ashpër të vitit 1944-45 , kishin gjetur strehim të sigurt këta individë e çeta luftëtarësh , si : Çeta e Ukë Sadikut, Shefqet Kapetani nga Baica e Kolshit, , profesor Ymer Berisha  nga Gjurgjeviku i Madh,  Smajl Gorani nga Davidoci i Shtimes, Alush Smajli nga Llazica e Malishevës, Ali Lladrovci nga Gllanasella e Skënderajt, Kapetan Sata ( Ahmeti)  nga Peshkopia, Smajl Mati nga Mati , Islam Domaneku nga Graca e Lypjanit, Rrustem Terni (i rrethit të Ferizajt), Adem Dushi i Klinës etj.Vetëm gjatë këtij dimri të ashpër, kulla e tij qe rrethuar e bastisur 7 (shtatë ) herë nga xhandarmëria e ushtria serbo-jugosllave kur qenë maltretuar gra e fëmijë të kësaj familjeje, por meshkujt nuk mundën t’i zënë. ( Shih : Mr. Sheremet Krasniqi, Hasan Hysen Budakova , Prishtinë, 1997, f. 335 ).

      Ajeti nuk kaloi pa pasoja nga OZN-a e UDB-a. Ai u burgos, u arrestua dhe shumë herë u mor në pyetje nga këto organe. U maltretua, por kurrë nuk u përul. Bëri një jetë të gjatë  e të lumtur. Ishte krenar për veprën patriotike . Nga mbarë Drenica , por edhe më gjerë , njihej si burrë i fjalës , besës e qëndresës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …