AKB: Hapja e aeroportit të Kukësit është mundësi e madhe edhe për Kosovën dhe ekonominë e saj

AKB: Hapja e aeroportit të Kukësit është mundësi e madhe edhe për Kosovën dhe ekonominë e saj

Aleanca Kosovare e Bizneseve  e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri nē Kukës. Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thekson se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën. Gjithashtu sipas AKB-së kjo e rrit edhe mundsinë e konkurencës të importeve dhe eksportëve të mallrave dhe shërbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë por dhe me gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Temperaturat përkeqësojnë situatën me zjarret: 41 vatra të raportuara sot, 14 ende aktive

Situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për shkak të temperaturave të larta …