AKK, po zhvillon një vizitë zyrtare në Seul

AKK, po zhvillon një vizitë zyrtare në Seul

Një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti i përkrahur nga bashkëpunëtorë nga fusha e kadastrës dhe TI-së, me ftesë të Bankës Botërore është duke marrë pjesë në koferencën ndërkombëtare për përfshirjen e politikave të gjelbra në implemetim të projekteve të ndryshme, përfshirë edhe atyre kadastrale dhe gjeohapësinore, e cila do të mbahet në Seul të Republikës së Koresë së Jugut mes datave 22 Shtator – 27 Shtator. Konkretisht, tre ditët e para të aktiviteve kanë për qëllim participiminin e delegacionit të AKK-së në punëtori profesionale të organizuara nga institucione publike të interesit, respektivisht nga agjencitë përgjegjëse për kadastër, regjistra pronësorë, hartografi, infrastrukturë të informacioneve hapësinore, adresa etj.

Qëllimi i takimeve është informimi mbi  kontributin e këtyre institucioneve në promovimin, krijimin dhe implementimin e politikave të gjelbra si komponenta të rëndësishme të aktiviteteve të tyre. Gjatë punëtorive të ditës së parë, ekspertët e Agjencisë participuan ne prezantimin e Agjencisë për Pronë dhe Kadastër të Republikës së Koresë (LX) dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurisë, respektivisht Agjenisë Shtetërore për Shoqëri të Informacionit, ku përmes diskutimeve interaktive u prezantua mandati, struktura organizative dhe përgjegjësitë e AKK-së, si dhe u prezantuan reformat e planifikuara në kadastër që ndërlidhen me ristrukturimin e sistemit kadastral, respektivisht vertikalizimin e te njëjtit duke futur Zyrat Kadastrale Komunale nën kompetenca të AKK-së, pastaj u prezantuan ndryshime dhe plotësimet e akteve nënligjore që pritet të hyjnë në fuqi e që së bashku me shërbimet e produktet e krijuara, do të krijojnë bazën teknike dhe ligjore për ofrimin e produkteve “online”.

Ekipi i AKK-së u informua me të shkuarën, gjendjen aktuale dhe vizionit e administrimit të tokës dhe e-Qeverisjes në përgjithësi dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në veçanti. Organizatore e punëtorive është Banka Botërore, ndërsa pjesëmarrëse janë dhjetra institucione shtetërore nga fusha e pronës dhe banimit, ambientit, transportit e urbanizmit e ngjashëm. Konferenca kryesore, “Korean Green Growth Conference”, do të mbahet me datat 26 dhe 27 Shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …