AKP dhe Policia e Kosovës i kanë vënë drynin Hotelit Victory

AKP dhe Policia e Kosovës i kanë vënë drynin Hotelit Victory

Agjencia e ashtuquajtur e Privatizimit  të Kosovës, (e cila kontrollohet nga mafia shtetërore) dhe Policia e Kosovës i kanë vënë drynin, Hotelit Victory, në Prishtinë. Aksioni i nisur në orën 9.00 nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit ka përfunduar me mbylljen e objektit. Vajza e pronarit, Leonora Selmani ka thënë se punëtorët nuk e kanë  ndërmend të largohen pa e parë  vendimin për mbyllje dhe se do ta ndjekin penalisht ketë bastisje. Hoteli tashmë është bërë pronë e Agjencisë kosovare të Privatizimit. Pikërisht sot kur mbahet takimi i Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në shkallë të gjerë në objektin e Hotel “Victory” në kryeqytetin e vendit tonë,  Me të filluar aksioni i Policisë së Kosovës për lirimin e Hotel Victory, drejtoresha  e këtij hoteli ka kundërshtuar policinë. Ajo ka thënë se forcat policore nuk kanë të drejtë të hynë brenda hotelit pa urdhër të gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …