AKP

AKP njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë nr.20 NSH Univerzal Leposaviq – Lokali nr.2, MIT051, Komuna e Leposaviqit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë nr.20 NSH Univerzal Leposaviq – Lokali nr.2, MIT051 Komuna e Leposaviqit.

 Kjo njësi ishte  paraparë të shitej përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 20, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj  njësia është bërë në bazë të shkresës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 122 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Kontrolloni gjithashtu

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Lista Serbe, e cila e ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Partia e serbëve në Kosova, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se …