Sejdiu: Kush do që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit

Sejdiu: Kush do që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka bërë me dije se ky subjekt politik është duke i shqyrtuar ofertat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion parazgjedhor. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se elektorati i AKR-së do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit. “Kush do që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Sejdiu. Sipas tij, kushtet e kësaj partie për koalicion parazgjedhor janë garancia për zbatimin e programit të saj ekonomik dhe qeverisja me duar të pastra. Nëse këto kushte nuk plotësohen, Sejdiu ka thëksuar se AKR-ja mund të garojë e vetme në zgjedhje pasi, sipas tij, nuk ia ka frikën pragut zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …