Aktivitete të shumta në “Ditët e Diasporës 2017”

Në Skenderaj janë duke u zhvilluar aktivitetet kushtuar bashkatdhetarëve. Deri më tani në Skenderaj janë mbajtur aktivitetet të ndryshme si Street Ball 2017 dhe Sofra Drenicase, aktivitetet ky që është mbajtur në sheshin Adem Jashari.

Pjesëmarrësit në aktivitetin Sofra Drenicase përveç që janë ushqyer me ushqime tradicionale janë argëtuar me muzikë folklorike nga Ansambli Drenica, si dhe me gojëdhëna dhe mahi të ndryshme nga të pranishmit, duke prezantuar para publikut zakonet e odave tradicionale shqiptare. Aktivitetet “Ditët e Diasporës” do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. Më datë 24 me vizita në objektet kulturore dhe historike, ndërsa më 26 korrik në ora 20:00 në sheshin Adem Jashari në Skenderaj mbahet Koncert festiv. Edhe këtë vit manifestimi qendror mbahet në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz më datë 1 gusht në ora 20:00.

Aktivitetet “Ditët e Diasporës” në Skenderaj po realizohen nga Ansambli Drenica dhe Qendra Rinore në Skenderaj me përkrahjen financiare nga Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Diasporës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Nënkryetari z. Sami Cacaj …