Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Al Xhazira: Cilat janë pesë kërkesat që Kremlini ia kërkon Donald Trumpit

Kërkesa e parë që pretendohet se Moska zyrtare do t i drejtojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është stopimi i zgjerimit të NATO-s në vendet e Evropës dhe të ish-Bashkimit Sovjetik.
Kërkesa e dytë ka të bëjë me heqjen dorë të Amerikës për t’i integruar në Bashkimin Evropian, të  ish  vendeve të Bashkimit Sovjetik, sikur ishte përpjekja e Ukrainës e cila rezultoi me aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Kërkesa e tretë ka të bëjë me atë që quhet mos përzierje në punët e brendshme të shteteve. Kjo iu jep mundësi disa shteteve të Azisë të ruajnë pavarësinë dhe integritetin e tyre, pavarësisht rendit shoqëror e fetar.
Kërkesa e katërt ka të bëjë me ndarjen  e sferave të interesit në vendet e Evropës, sipas marrëveshjes së Jaltës, të cilin e kishin arritur Rusvelti, Çerçili dhe Stalini, qysh në vitin 1945.  Në një ndarje të tillë do të humbasin sidomos Ukraina, Moldavia dhe Gruzija.
Kërkesa e pestë ka të bëjë me ngritjen e një force të re të Bashkimit Evropian me qëllim për ta anashkaluar Aleancën Ushtarake Veriatlantike, të cilën Kremlini e konsideron si armikun më madh dhe për të cilën,  Donald Tramp ka deklaruar gjatë fushatës së NATO-ja tashmë është vjetruar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …