Rexha: 53 profesorë e doktorë shkencash paligjshëm me nga dy vende

Rexha: 53 profesorë e doktorë shkencash paligjshëm me nga dy vende

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, ka evidentuar 53 profesorë, doktorë të shkencave, të cilët punojnë në dy vende të punës me orar të rregullt. Ndërkohë kjo agjenci ka evidentuar se shumë nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, kanë deklaruar rrejshëm kuadro të ‘importuar’ nga Shqipëria e Maqedonia.
Drejtori i AKA-së, Blerim Rexha, deklaroi se ky verifikim ka ardhur pas deklarimeve të çdo viti në Agjenci, ku edhe thuhet se Ligji për Akreditim nuk lejon që një profesor apo doktor i shkencave t’i mbajë dy vende të rregullta të punës. “Procesi i deklarimit të stafit akademik të angazhuar në institucionet të arsimit të lartë është një proces standard, që Agjencia e Kosovës për Akreditim e zhvillon çdo vit, në kuadër të procesit normal të punës, e tani këtë vit më 15 nëntor ka përfunduar procesi i deklarimit të stafit, ka thënë mes tjerash  Blerim Rexha.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …