Alban Zeneli: Gjuha fyese ndaj grave në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme dhe dekurajuese

Profesori universitar, Alban Zeneli ka kritikuar gjuhën parlamentare ndaj grave deputete të Kuvendit të Kosovës. Ai ka theksuar se gjuha fyese ndaj grave në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme dhe dekurajuese. “Në fakt, gjuha publike ndaj grave përgjithësisht është e ashpër në Kosovë dhe jo vetëm grave politikane, po edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në sferën publike që janë gra. Përgjithësisht gjuha është e ashpër në raport me atë që përdoret gjuhë urrejtjeje, përdoret gjuhë e cila nuk është e përshtatshme për komunikim publik ndaj të gjithëve. Po kur është çështja tek gratë, mendoj që është dyfish më e rëndë gjuha, edhe për faktin se ne kemi një numër relativisht të vogël të grave që marrin pjesë në diskutim publik. Edhe kjo gjuhë bëhet me tendencë me i dekuraju specifikisht gratë, po edhe të tjerët, për pjesëmarrje në diskutim publik e në hapësirë publike” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për Ekpnomia Online, profesori universitar, Alban Zeneli.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Qeveria po financon OJQ-të, ndërsa ushtria dhe policia po zbrazen nga uniformat

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër prioritetet e Qeverisë Kurti në sektorin e …