Eskperti i komunikimit strategjik, Markku Mantila ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës po përballen me fushata dezinformuese të cilat vijnë nga jashtë saj. Ai ka shtuar më tutje se dezinformimi po bëhet një nga sfidat më serioze për funksionimin e demokracive moderne, sidomos në një kohë kur zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale e ka bërë më të lehtë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme. “Nuk jam ekspert për situatën në Kosovë, por nga ajo që dëgjova në konferencë, kuptoj që ka fushata shumë intensive dezinformimi që vijnë nga jashtë drejt Kosovës… Qeveria nuk mund t’u thotë qytetarëve çfarë lajmesh të lexojnë apo çfarë është e mirë për t’u ndjekur. Por nga ana tjetër, është përgjegjësi e saj të sigurojë që qytetarët të jenë të sigurt, përfshirë edhe nga dezinformimi. Prandaj, hapi i parë është të ndërgjegjësohet publiku se ekziston një problem i quajtur dezinformim, por pa diktuar se çfarë duhet të shohin apo lexojnë njerëzit” ka deklaruar për Kosovapress, njohësi i fushës së informimit, Markku Mantila.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
