Albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare

Albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare

Albanologu i shquar kanadez, Robert Elsie, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Ai u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Bonnit në Gjermani. Elsie iu kishte përkushtuar albanologjisë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht kulturës, letërsisë dhe historisë së shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë. I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën. Shkrimtar, interpret dhe albanolog, ai ka përkthyer në anglisht  edhe poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.Ndërkohë ai do të mbahet në mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë” dhe shumë vepra të tjera (ATSH)-

 

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Po mbahen peng të një drejtësie të padrejtë

Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit 2026 në rastin e ish-krerëve …