Ministri Bytyqi: RKL ka kontribuar seriozisht gjatë bërjes së shtetit dhe është meritore edhe për demokraci dhe zhvillim

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka uruar studentët dhe profesorët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2017/2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar studentët dhe profesorët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2017/2018. Ai ka thënë se universitetet janë baza e zhvillimit të shoqërisë dhe shtetit. Bytyqi ka vlerësuar se tani studentët kanë detyrë zhvillimin e vendit, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara.

“Të dashur studentë, të nderuar profesorë, baza e zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti janë universitetet, prandaj edhe universitetet tona e kanë këtë mision. Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme. Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara. Të dashur studentë dhe mësimdhënës, uroj të keni një vit të suksesshëm akademik. Le të punojmë të gjithë së bashku që të arrimë synimet e përbashkëta për cilësi, që të avancojmë standardet universitare dhe mbi të gjitha, të jemi të përgatitur dhe konkurrent në tregun evropian dhe më gjerë. Uroj që puna juaj në të ardhmen të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës! Suksese!”, ka thënë ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …