Rreth 100 shtetas të Republikës së Kosovës, aktualisht gjenden në zonën e luftimeve në Siri dhe Irak

Albert Berisha dënohet me burg sepse ka luftuar kundër regjimit fashist të Assadit në Siri

Qytetari i Prishtinës, Albert Berisha, i cili ka luftuar në radhët e kryengritësve në Siri kundër regjimit gjakatar të Bashar Assadi, i cili deri tani ka vrarë më shumë se 400.000 sirianë,  është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Apelit në Prishtinë. Lajmin për mediet e ka konfirmuar vet Albert Berisha, i cili konsideron se kjo gjykatë ka bërë të njëjtat shkelje sikurse në vendimet e kaluara të organeve të drejtësisë. Ai tha po ashtu se do të dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, derisa të sqarohet plotësisht rasti i tij. Kosova ka nxjerrë një ligj i cili u ndalon qytetarëve të vendit tonë pjesëmarrjen në çdo luftë jashtë Kosovës. Me atë ligj u ndalohet shqiptarëve të vendit tonë  të luftojnë në mbrojtje të shqiptarëve kudo në trojet tona, nëse sulmohen nga serbët, sllavo-maqedononasit, grekët apo kushdo tjetër. Pavarësisht këtij ligji, shqiptarët ashtu sikur në të kaluarën kanë luftuar dhe po luftojnë  krahas popujve të botës për lirinë e pavarësinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …