Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi është nisur për vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë

Kryetari, Hashim Thaçi është nisur për vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomau, presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë. Gjatë qëndrimit në Kozencë, kryetari Thaçi do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë Kishën Arbëreshe. Ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë. Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, kryetari Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Donato Oliverio. Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), kryetari Thaçi do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Presidenca.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …