leoni

Albert Z. Zholi: Gëzuar 100-vjetorin Lulëkuqe" një poezi ndryshe e poetes Mina Çaushi

Albert Z. Zholi: Gëzuar 100-vjetorin Lulëkuqe” një poezi ndryshe e poetes Mina Çaushi

Ky vëllim i ri i poetes, Mina Çaushi, është një nismë diçka e veçantë dhe origjinale, pasi ajo paraqitet për herë të parë  para lexuesit me një tufë vjershash për fëmijë duke i shoqëruar edhe me foto shumë interesante në interes dhe në funksion të poezisë, duke treguar se di të  depërtojë edhe në botën e tyre, botë ku duhet të kesh sinqeritetin e tyre, gëzimin e tyre, thjeshtësinë e tyre, çiltërsinë e tyre që të mundësh të hysh.

Ky vëllim poetik vjen si risi në krijimtarinë e autores, pasi ajo vjen pas shumë botimesh me libra poetikë, botimesh në prozë dhe hyrja në botën e fëmijëve përbën pet të një sfidë të re. Ishte vetë autorja që e ideoi librin të shoqëruar me foto, duke ditur që bota e bukur e fëmiëjve është e lidhur pazgjidhshmërisht me fotot kryesisht me natyrën. Në tërë shtrirjen e  saj poezia duket se bashkëbisedon me fotot e natyrës, duke dhënë një dialog të këndshëm, elegant, fin dhe plot mesazh, ajo që u mungon më shumë veprave të kësaj gjinie dhe natyre.  Teksa ëndrrat fëminore kapin qiejt dhe përmasat ireale, Mina duket sikur vendos një lidhje artsitike mes reales dhe ireales që fëmijët ta prekin realitetit, të fantazojnë brenda dëshirës së mundshme, që nxitja poetike të shërbejë si shtysë reale për realizimin e kërkesave të tyre të shumta. Në këtë libër autorja duket sikur njëherë është edukatore, njëherë mësuese, njëherë nënë, një herë motër, njëherë shoqe, duke e vënë veten në pozicione të ndryshme, pasi mer spunto nga fabulat e ndryshme që ka hedhur në letër. Qëmtimet e subjekteve poetike në libër janë reale por të lëmuara mjeshtërisht artistikisht që e bëjnë librin të thithshëm nga lexuesi i vogël.

Edhe fjala, edhe vargu, edhe strofa përbëjnë një unitet idesh dhe mesazhesh që fëmija me ti lexuar i bën pjesë të jetës duke fituar në vetevete besim dhe guxim për jetën. Të shkruash për fëmijët sot është një ndërmarje e vështirë, pasi duhet të jesh i kujdesshëm, i kompletuar, korrekt, të njohësh thellë botën e fëmijës, duhet të kesh një botë shpirtërore të madhe pasi fëmija është si kristali, një gabim nuk ta fal dhe krijuesit i dështon fjala. Ndaj, Mina me kujdesin dhe aftësitë profesionale i ka pasur parasysh tërë kërkesat e fëmijëve të sotëm dhe vizionin e tyre për të sjellë një libër plot freski, të besueshëm, të asimilueshëm që flladit ëndrrat e bukura fëminore.  Me këtë libër Mina ju sjellë fëmijëve pranë atdheun, dashurinë për të, respektin për të moshuarit, dashurinë për punën, dijen, librin, respektin për mësuesin dhe sakrificat për flamurin. Libri përbën një risi në mënyrën konceptuale të ndërtimit, ku autorja niset nga realiteti jetësor për të dhënë një  mesazh konkret për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …