Albert Z. Zholi: Lidhur me idenë për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit flasin aktorët e regjisorët e njohur

Albert Z. Zholi: Lidhur me idenë për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit flasin aktorët e regjisorët e njohur

Ja çfarë flasin për një Forum, (lidhur me propozimin e Agron Tufës, për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit), Luftar Paja, Margarita Xhepa, Kujtim Gjonaj,  Hajrije Rondo, Anastas Nika, Skënder Jaçe, Bujar Kore…

Ka më se tri javë që në ekranet shqiptare dhe në medien e shkruar, po diskutohet gjerësisht ndalimi i shfaqjes së filmave të realizmit socialist. Ky debat ka përshirë jo vetëm regjisorët, aktorët, skenaristët, kompozitorët por edhe politikën dhe gjithë shoqërinë shqiptare. E gjithë kjo furtunë erdhi si rezultat i diskutimeve në faqet e interneti se filmat e socrealizmit ndiqen dhe sot po me aq kureshtje sa dhe dje. Një nga nismëtarët e këtij debati ka qenë shkrimtari Agron Tufa, i cili ka theksuar ndalimin e shfaqjes së këtyre filmave. Për të qenë korrekt me lexuesin, AFP zhvilloi një bisedë të gjerë me aktorë, regjisorë, skenarist që kanë punuar në atë sistem. Ja cili është mendimi i tyre…

Luftar Paja, “Artist  i Popullit”

-Të ndalohen filmat e ati sistemi? Pse? Kush e thotë? Cilët janë ata që e thonë? Përse e thonë? Nga vijnë dhe kush janë? Kam disa ditë që e dëgjoj këtë refren. Do të thosha një refren i pështirë antishqiptar. Me një tezë për “Regjimin zero” e filluam demokracinë. Nuk lamë gjë pa bërë. Të gjitha i shkulëm, i dogjëm, i shkatërruatm, i vodhëm. Sot ata të gjithë që bënë këto dalin me një teori të re, atë të mos transmetimit ët filmit shqiptar të viteve të sistemit socialit. Unë do ju drejtohem të gjithë atyre që e kanë nisur këtë debat pervers se: A e dini që dhe shteti shqiptar ka një ditëlindje? A e dini se dhe Universiteti shqiptar ka nj ditëlindje? A e dini se dhe Kinostudio “Shqipëria e re” ka një ditëlindje? Pra çdo art, çdo shkencë ka një ditëlindje. Edhe filmi shqiptar ka një ditëlindje. Atë se mohon askush dot! Në atë sistem janë luajtur aq filma sa sot do të duhen 100 vjet të realizohen. Me të metat, me dobësitë, me ideologjizmat ato kanë vlerat e tyre. Çdo film, çdo ngjarje duhet të vendoset në kohë. Një gjë di të them se skenat masive të atyre filamve sot nuk mund ti realizojë asn jë vend në Ballkan. Ato filma sot ndiqen me interes të madhe nga rinia pa diskutuar brezin e tretë. Pra është ai kontingjent artistësh, regjisorësh, kompozitorësh, skenaristësh që kanë nxjerr vepra madhore që kujtohen me respekt dhe filmat ndiqen me shumë respekt. Personalisht kam luajtur shumë filma artistikë në atë sistem, dhe e them me bindje shumë, shuam pak fila kishin ideologjizma brenda. Shumica kishin karakter patriotik, atdhetar, historik por dhe edukues. Dua të them se kjo vjen ëpr arsye se ata që duan këtë luftë të re klasash, janë njerëzit më ziliqar të arritjeve të filmit shqiptar në atë sistem dhe që sot nuk realizohen sot. Për më tej, ajo plejadë aktorësh në atë sistem, nuk mund të rritet dhe të realizojë filma të atij niveli artistik. Ideologjia mbetet ideologji, ndërsa arritjet artistike kanë vend tjetër. Edhe sot kur i shoh ato filma, madje dhe ato që nuk kam luajtur vetë qaj dhe gëzohem kur shoh realizime të nivelit të lartë që sot nuk i shoh në asnjë film dhe ën asnjë dramë. Këtë e them me bin dhe jam në gjendje të përballem me këdo. Kur shkonim në sheshet e xhirimit, në kushte të ëvshtira të motit por edhe të shëprblimit, ne mendonim vetëm si të bënim art. Kurrë nuk kemi diskutuar se sa marrim deh sa mund të marrim. Ishim njerëz idealist, kur sot shohim se rreth nesh ka vetëm aktor materialist. Ne athere bënim art me sakrificë, sot bëhet art për të fituar shuma të majme. Ne shumë herë e gshinim dhe me bukë me çaj, por për gjithë natës mendonim se si të realizonim më mirë rolin dhe jo se si të fitonim më shumë. Kjo ndoshta nuk njihet nga ata që duan të mbyllin 50 vjet histori, arritje, krenari. Turp!

Margarita Xhepa “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”

As e mendoj se si mund të diskutohet një gjë e tillë. Pastaj, ajo është jeta jonë dhe nuk mund të diskutohet nga të tjerë të hiqet apo jo. Ndoshta mund të ketë sekuenca që mund të hiqen, po mirë, por jo të hiqet filmi. Thonë që mohohet lufta, mohohet filmi, por mirë pa histori do rrimë ne? Konkretisht do flas për filmat që flasin për luftën nacional çlirimtare kua km disa role. Aty shumë herë nuk përmendet as partia as Enveri. Po si duhet të hiqen këta filma xhanëm. Me çfarë kurajë? Di të them se ne kemi punuar me dashuri të jashtëzakonshme. Në sheshet e xhirimit nuk diskutonim për partinë apo për Enverin por ëp rolin. S’na zinte gjumi se si të realizonim rolin sa më mirë.  Filmat e ati sistemi kanë probleme sociale, kanë problemet e luftës nacional-çlirimtare, kanë  problemet e heronjve, të sinqeritetit, të dhembshurisë, etj… Çfarë mund të thuash ti për filmin “Dimri i fundit”?!  Ato nëna të thjeshta por me një dhembshuri të madhe  me një varfëri të madhe por me një fisnikëri të jashtëzakonshme  ndihmojë partizanin e plagosur, u treguan të mençura,  duke prerë dru,  me një veprim njerëzor që ti shmangeshin ndjekjes së gjermanëve, u futën ën përrua për të mos lënë gjurmë.  Pra, ato kryen një mision fisnik, një mision njerëzor,  që ndihmuan luftën me një triko, me një palë çorape, me një veprim të tillë këto nëna të mrekullueshme shqiptare kanë treguar cilësitë dhe virtytet e tyre më të mira. Ne e dimë se si është tradita e gruas shqiptare, që harron veten për fëmijët, për atdheun, me një durim, me një fisnikëri, me një qetësi, të jashtëzakonshme që është pasqyruar në këtë film. A mund të hiqet ky film?!  Le të marrim dhe filmin “Pylli i lirisë” apo disa filma të tillë ku unë kam luajtur.  Psh filmi “Toka e përgjakur” kur vritet një burrë pa të drejtë kur dihet që është toka e tija.  Padrejtësisht i heq bukën e gojës, i vret të ardhmen, i vret jetën. Filma të tillë me karakter socialo-edukues janë me dhjetëra. Por le të marrin filmin “Dora e ngrohtë”.  Një film shumë i bukur, shumë edukues. Vërtet ai i dënuari mbaroi burgun, por ama ai nuk duhet të rrijë me atë damkën e burgimit. Jo!  Dorën ati nuk ja jep partia, por në radhë të parë ja jep shoqëria, miqtë, shokët.  Si këta filma ka plot të tjerë. Di të them se në atë sistem të varfër, ne punonim me dashuri të jashtëzakonshme të sillnim pranë popullit art, art dhe ne si mendonim si anëtarë partie rolet por si aktorë, si artistë. Kishim një përkushtim idealist që nuk mund të mendohet, dhe as e çonim në mend anën materiale, se ashtu ishin sistemuar gjërat, të varfër por me shpirt artisti. Kishim  një dashuri të madhe për njeri-tjetrin, punonim me një seriozitet të madhe dhe me një rrogë të vogël.  Di të them se kemi bërë filma në shi, në borë, në diell, zbathur  dhe kurrë nuk kemi thënë u lodhëm. Këto filma janë pasuri e artistëve, e skenaristëve, e regjisorëve, e montazhierëve, etj. Çfarë mund të thuash për skenarët e Kiço Blushit që ka shkruar për figura të mëdha si Tefta Tashko Koço që studiuan jashtë shtetit dhe erdhën të japin koncerte në kushte të vështira në vendin e vet?! Jam pa fjalë, nuk e besoj. Nga nisen këta njerëz që hedhin baltë mbi historinë? Këto ditë shkova në një promovim dhe recitova. Një koleg dhe të gjithë më thanë , të të vij rëndë që vjen me këtë këmbë të sakatuar në aktivitete? Jo i thashë, e munda dhimbjen të vij këtu mes  njerëzve për të dhënë shpirtin tim. Ky është brezi im, brezi i sakrificave që arrin e vendosnin mbi veten. Arti mbetet i përjetshëm pjesë e historisë më të bukur të një kombi. Temat  që kemi trajtuar dhe luajtur në atë sistem, nuk kanë të bëjnë me idelogjizma, por me shpirtin e çdo artisti, skenaristi, regjisori, kompozitori, për të sjellë para popullit të vet art të vërtetë.  Nqs ka diku një fotografi të dikujt, por ajo pjesë e historisë është, ne nuk mund ta sjellim filmin se është realizuar sot.  Ajo foto e diktatorit i përket asaj periudhe historike, ne s’mund ta tjetërsojmë kohën, vendin dhe historinë. Kush nuk e pëlqen le ta heqë atë pjesë.  Thelbi është se ata filma kanë trajtuar probleme sociale por mbi të gjitha kanë mesazhe të mrekullueshme.  Kush flet për filmat e atij sistemi le të hedhë më mirë sytë në punën dhe në veprën e tij.

 Hajrije Rondo, “Mjeshtre e Madhe”

E kush e thotë këtë? Besoj dikush që nuk di të thotë ç’është arti, ç’është filmi. Të bëj një pyetje, filmat e atij sistemi, mos vallë janë hequr në Rusi, Bullgari, Çeki, Hungari, Rumani, Serbi, Kroaci apo në të gjitha vendet ish-komuniste? Jo. Arti është art. Dëgjo! Ato filma ne i kemi bërë me gjak. E kupton me gjak. Punonim orar pa orar por me dëshirë aman. Me dëshirë që sot nuk ekziston. Linim fëmijët vetëm. Linim fëmijët vetëm linim shtëpinë pa rregulluar, linim hallet tona dhe vraponim në punë. Hiq disa ideologjizma, ato filma kanë brenda artin shqiptar, kanë historinë tonë, kanë traditat tona, kanë këngët tona, hallet shqetësimet, kanë mesazhin historik të duam atdheun. Madje mund të them se jo çdo film ishte i ideologjizuar. Jo, kishte shumë filma që nuk kanë përcjell mësimet e parisë, madje mund ët them që kanë përcjellë vetëm historinë tonë, përpjekjet për liri dhe pavarësi. Po a e mendojnë ata njerëz se si mund të hiqet të zhduket 50 vjet kinematografi? A e kuptojnë që ky do të jetë krimi më i madh që mund ti bëhet artit dhe kinematografisë shqiptare? A e kuptojnë që kjo do të bëjë që filmografia shqiptare të mos ketë ditëlindje? Si do tu thuhet brezave? Kur lindi kinematografia shqiptare? Do grenë supet? Do bëjnë të paditurin. 50-vjet histori do rrijë në boshllëk? Po a mund të lihen pa u parë artistët e mëdhenj shqiptarë dhe të mos njihen nga brezat si Naim Frashëri, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Lazër Filipi e dhjetëra të tjerë? Me se do të mbushet ky boshllëk? Në asnjë sistem apo regjim nuk është luftuar arti në këtë mënyrë se si veprohet këtu. Duan të zhdukin historinë, të zhdukin artin magjik, por gabojnë. Historia do ti dënojë rëndë idetë dhe mendimet e tilla. Arti i takon popullit jo individit.

 Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh”

Dua të jemi saktë  me të gjithë lexuesit e gazetës për këtë diskutim që ka marr përmasa të mëdha, për ndalimin e filmave të sistemit monist. Mos të harrojmë se çdo kohë ka misionin e vet.  Unë menoj se qoftë filmi artistik i asaj kohe, qoftë filmi dokumentar, përbën atë qëe ne e quajmë histori të vendit. Një grup të ashtuquajtur intelektualë sot p;o hedhin baltë mbi një histori 50-vjeçare të filmit shqiptar dhe duan ta zhdukin atë nga transmetimi. Për mendimin tim këta nuk janë asq intelektualë sa hiqen. Të mohosh punën e një brezi ët tërë kineastësh, të mohosh punën e një brezin të tërë artistësh, skenaristësh, regjisorësh, kompozitorësh, grimierësh, etj,  është njëlloj sikur të hedhësh poshtë historinë e një vendi.   Të veprojmë me sjelljen e këtyre pseudointelektualësh, është njëlloj që të lemë bosh një histori 50-vjeçare apo të bëjmë gabimet që u bënë në sistemin monist ku X apo Y  shkrimtarë, politikan, udhëheqës, rrëzohej nga karrigia  ne detyroheshim të hiqnim foto e tyre që kishim bërë, ti hiqnim nga jeta jonë, ti mos i përmendim më, madje dhe ti poshtëronim me ose pa dashje. Pra ne me këtë stil sjelljeje biem në një neo-censurë, në një mënyrë tjetër të vlerësimit të historisë. Sot është një situatë tjetër, një sistem tjetër ku ka mjaft televizione, ku hapësira për të parë  dhe komanduar pultin është shumë e zgjeruar dhe atij që nuk i pëlqen një film mund të kalojë një një stacion tjetër, ndaj jemi në demokraci, kur hapësirat të jenë pa limite, ndryshe se sa në monizëm.  Këta janë po ata zëra që mundohen të errësojnë vlerat e të madhit Dritëro Agolli, për të  kaluar tani tek filmi, më pas do luftojnë dhe muzikën dhe ta lëmë çdo art pa indetitet.  Po me kaq forcë po luftohet letërsia socrealzimit ku kanë dalë vepra brilante  të Agollit, Kadaresë, Fatos Arapit, Spahiut,  dhe më vonë do dalin në artet figurative.  Kështu bota do thotë ky vend nuk ka histori, nuk ka kujtesë nuk ka kulturë. Pse ndodh ky mohim? Këta filma mund të kenë mangësitë e kohës, deri diku dhe politizim, por në fund të fundit është historia e një vendi që nis nga prehistoria deri ën ditët e sotme pa njohur boshllëqe kohore. Historia e një vendi nuk fillon me individin por me shoqërinë. Historia e një vendi është një histori kolektive ku secili prej nesh ka meritën për të vënë sado dhe një gur të vogël në këtë histori.  Arti nuk bëhet sipas stinëve politike. Arti nuk është si puna e xhaketave që ndërrohet sipas stinëve. Arti bëhet në kohën dhe në vendin e duhur dhe nuk ndryshon në një kohë tjetër. Po të hedhim poshtë atë sistem, atë stinë kohore të një vendi, do hidhej poshtë një histori jo e vogël.  Me luftën kundër komunizmit ne shkatërruam uzinat, fabrikat, punishtet, brezaret e bregdetit, kanalet ujitëse, hidrovorët, tani i erdhi radha dhe filmit, arti, kulturës. Dëshirat e tre katër njerëzve nuk duhet të dalin mbi rregullat e historisë.  Këta janë individë që deri dje janë dëmtuar nga lufta e klasave dhe sot duan të hapin një luftë klasash të re më të egër. Ndoshta ka ndonjë vepër që ka pasur defekte, por jo të sulmohet  gjithë filmografia, gjithë arti, letërsia. Mund të them se gjithë shkrimtarët e sotëm së bashku nuk arrijnë dot veprën e Dritëro Agollit dhe të Isamil Kadaresë. Kështu mund të them dhe për filmin.

 Skënder Jaçe -(Kineast)

Është qesharake dhe nuk ja vlen të merresh, por do të thosha njerëz inkopetent për kinemanë dhe zhvillimet e saj në kohë, diskutojnë plot profanitet . Filmi konsiderohet një vepër artistike e mbyllur, ashtu si një roman. Ai mban vulën e kohës, historinë dhe kulturën e zakonet të një kombi. Pavarësisht fashetizimit ideologjik të kohës në të cilën janë xhiruar. “Frika” se mos të rinjtë sot helmohen nga ideologjia komuniste, me duket arsyetim naiv. Rinia e sotme ka një informacion të bollshëm ajo është mbi shinat e kinemasë së Hollyëood dhe di ta dalloj shumë mirë zhvillimin e etapave dhe të ideologjisë e propagandës në kinematografi. Ç’duhet të themi për Çarlin e madh ku ai me pikëpamjet e tij komuniste fshikullonte ashpër “borgjezinë” e kohës, a mos duhet t’ja censurojmë filmat këtij gjiganti të artit të -7, apo tu presim pjesët që nuk na pëlqen?! Filmi shqiptar është një dëshmi e gjallë e kohës duke parë sot me një sy tjetër, nxirren dhe mësime për propagandën e kohës, nuk flas këtu për ato filma të dobët artistikisht, që natyrisht vetë koha do ti seleksionoj. S’jam aspak për censurimin e tyre kurrsesi, atë gabim që bëri sistemi i kaluar me censurimin e filmit e sidomos atij të huaj. Dëgjova në një panel një mendim absurd, që filmat të shfaqen me një përmbajte sqaruese para fillimit. Kjo bëhej në kohën që lamë pas, ku për çdo film pas qëndronte gërshëra. Më kujtohet filmi i njohur Italian i cili titullin e tij origjinal e kishte “La polizia ringrazia” ky titull e trembte propagandën e kohës dhe ja ndryshoj titullin në “Kush bën ligjin?” duke vënë në titrat e fillimit një sqarim propagandistik se ç’ndodhte në vendet kapitaliste, sot duket qesharake por është realitet. E njëjta gjë do ndodhë në se veprohet kështu me filmin shqiptar. Lëreni kohën në rrjedhën e saj, ajo është e pamëshirshme ndaj mediokritetit, sloganeve dhe harresës ndaj një vepre të dobët. Mendimi ndryshe bashkë me inatet që s’na ndahen si komb, do të na hedh poshtë Sandër Prosin e Naim Frashërin, Kadri Roshin e Sul Pitarkën, Violeta Manushin e Drita Pelingun, Pandi Raidhin e Bexhet Nelkun etj etj. Sot këta filma nuk janë prezent në ekranin e madh, edhe për mungesë të sallave të kinemasë. Mendimi se sot nuk kemi filma të bukur shqiptar ndaj nuk i konkurrojmë dot filmat e parë është i gabuar, jeta vazhdon gjenerata të reja krijuesish kanë dal, të cilët duan promovim akoma më të mirë. Filmi ka shtëpinë e tij që është kinemaja e cila pothuajse në të gjithë territorin e vendit mungon. Në se krijuesit aktorët e asaj kohe u bënë të dashur dhe të njohur për publikun e kohës ishte ekrani i madh ai që u jepte vlerë, ndaj krijuesit dhe aktorët sot nuk njihen shumë nga spektatori, sa kohë që ekrani i vogël do të luaj premierat e filmit shqiptar të formatit në kinema, të cilat shuhen menjëherë pas një premiere në kinematë e Tiranës duke mos e parë dritën e projeksionit në Shqipëri. Ndaj ky debat mbetet shterp dhe nuk mund të gjej arsyetim. Fjala “NDALOHET” në kufijtë e saj është i rrezikshëm për një shoqëri të hapur.

 Anastas Nika- aktor

– Mëndja më shkon rreth fillim viteve 80,kur si student të artit skenik shkonim në “Kinostudio ,ku do të shikonim një film rus të ndaluar ,i cili titullohej ” I dyzetenjëti”….dhe pas dekadash të tëra vetëm tani më erdhi nder mend titulli i këtij filmi që tronditi sistemin rus të asaj kohe,e vetëm e vetëm pse po flasim për ndalim filmash,ndryshe ndoshta s’do të kujtohesha….E ndryshe s’do të kujtohesha për një film si ai ,që vërtet është i veçantë se për rreth një orë e ca është film i realizmit socialist, e vetëm për pak sekonda në fund, ai e tradhton idealin komunist. Heroina përlotet mbi armikun e klasës vrarë prej saj duke i thënë “Sykaltri im”. Kurrë se kam dëgjuar qysh atëherë këtë film… E me këtë kujtesë dua të them që koha është seleksionuesi më i mirë i gjërave dhe në këtë rast filmave të kohës së socrealizmit.
Është absurde të mendosh sot ,kur flasim për lirinë e fjalës e mendimit,të kërkosh të censurosh në mënyrë drastike një histori gjysmëshekullore, një punë e bërë me zemër e shpirt të mbarë krijuesve shumë të talentuar shqiptarë. Shpesh herë bëhet fjalë për ç’mitizim dhe aq përparësi merr kjo gjë sa vetë ç’mitizimi kthehet në një mit …..E nëse do të ndalojmë filmat e kohës së komunizmit ,atëherë duhet të ndalohet gjithçka e krijuar e ndërtuar në atë kohë,që nga veprat e artit të mirëfilltë në letërsi,muzikë,koreografi,pikturë, teatër e film gjer tek veprat e artit si ura, rrugë e hekurudha, godina , ata që i bënë ato e kush bëri ata, sepse gjithçka e ndërtuar atë periudhë sigurisht mban vulën e kohës së komunizmit…E sigurisht që kjo është e pamundur të ndodhë,se pastaj do të kërkonim vetëm ne si shqiptarë që të kthenim kohën pas, ti zhduknim këto 50 vite ,e ndryshe nga bota të ktheheshim me një vendim unanim 50 vjet pas botës,duke menduar që jemi para saj…Le t’ja leme kohës. Ajo bën çudirat. Edhe një prej djemve të mi, i cili ka qenë i dashuruar për të parë filmat e asaj kohe duke qëndruar me orë të tëra ,ku edhe bukë hante duke parë filmat si “Beni ecën vet” “Shoku ynë Tili”,” Përrallë nga e kaluara”’ Zonja nga qyteti” Malet me blerim mbuluar” “ Lulëkuqe mbi mure” “Plumba prej plasteline”“Dueli i heshtur” “Skënderbeu” “Nëntori i dytë” e dhjetëra filma të tjerë,dhe nuk shoh ta kenë dëmtuar,përkundrazi e kanë bërë më të dashur dhe më të ndjeshëm ndaj atdheut,njerezve të tij të të gjitha krahinave e besimeve, vlerave e traditave të kombit të tij….E kanë bërë më atdhetar,më serioz e shumë bashkëkohor.  Ai ka njohur nga afër qysh i vogël aktorë ikona si Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Timo Flloko, Agim Qirjaqi , Niko Kanxheri, Vangjush Furxhiu, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, e gjer tek shokët e mi të kursit, idhujt e gjithë fëmijve shqiptarë si Beni tek “Beni ecën vetë” Herion Mustafaraj , apo Tomka tek” Tomka dhe shokët e tij “ si Enea Zhegu, e gjer tek pedagogu i tij aktori i njohur Ahmet Pasha. Sot kushdo prej nesh në këtë botë demokratike ku interneti,libri , udhëtimet,njohja me njerëz nga kombe të ndryshme na e ka bërë më të lehtë për ta njohur,e kushdo dua të them i ka të gjitha mundësitë të gjejë vetveten dhe njohë botën,të mirën e të keqen dhe të luftojë për ta bërë edhe më të mirë këtë botë ,e nëse s’mundet ta bëjë këtë ,të paktën mos ta prishë atë.
Sepse dalin dhe njerëz të çuditshëm për të ndërruar dhe Hymnin Kombëtar, se i ka ikur koha….kur ne e dimë mirë që ai është një gur fundamental ku qëndron kombi ynë. E për këtë kaq bukur flet dokumentari i skenaristit e regjisorit të mrekullueshëm Petrit Ruka.
E dikush do të thotë ndaj jemi të lirë të flasim e të mendojmë….Perëndia na ruajt mendjen nga këta njerëz e kjo liri të menduari. E duke u kthyer përsëri tek filmat e socrealizmit do të pranoja që fëmijët e mi të ,më mirë të shohin filmat e asaj kohe,ku shumë prej tyre kanë e përcjellin vlera të mirëfillta njerëzore dhe edukative si të sillemi në shkollë,,familje e shoqëri,përballë filmave mbushur me horrorr e seks të ç’frenuar, filmave që shkatërrojnë personalitetin njerëzor e që jepen në ç’do orë të ditës, sa bëhesh me zemër kur ke pranë fëmijët e lëre kur je dhe me miq. Mbetesh me pult në dorë të ndërrosh stacionin, nëse e ke atë fat ta arrish ta bësh këtë gjë. E sa për anën dogmatike të tyre le ti flasim si korr unik i fuqishëm, pa pushime me zë të ultë e të lartë orë të tëra pa fund për komunizmin,të mirat e të ligat ,vlerat dhe krimet e tij ,dhe kam bindje se ata me kulturën e inteligjencën e tyre do të dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri.
Uroj që brezi i sotëm të realizojë sa më shumë filma, kur dimë që bëhen vetëm një në vit,dhe të sjellin vlera duke sjellë në dritë më të mirën e të duhurën e kohës që jetojmë,e sigurisht edhe ngjarje e njerëz që sistemi i kaluar i luftoi a i la në heshtje. Kështu brezi i ri do ta ketë edhe më të plotë kohën e komunizmit ,e do të dijë ta gjykojë e vlerësojë atë më mire. Ç’do gjë ka kohën e vet. E ne le t’ja lemë atë kohës.

Bujar Kore-operator

-Kur e kam dëgjuar për herë ët parë këtë bisedë, mendoja se do ishte diçka e rastit, diçka spontane dhe nuk do të mirrte përmasa të tilla. Kam xhiruar në çdo skaj të Shqiëprisë, nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug dhe e di çdo të thotë të realizosh  një film. Kam xhiruar dhjetëra filma dokumentarë por edhe seriale televizivë në atë sistem dhe di të them që filmat xhiroheshin në kushte reale, në kushte natyre, natën dhe ditën, në shi dhe borë, në terren të thyer dhe plot sakrifica. Ato filma mbajën vulën e kohës, mbajnë vulën e një periudhe të caktuar historike. Të gjithë aktorët, regjisorët, operatorët, skenaristët xhironin me një ndershmëri që nuk mund të besohet sot. Larg familjes, larg njerëzve, në kushtet e një ushqimi modest, ne punonim dhe xhironim orë dhe pa orë, kohë dhe pa kohë dhe pse shpërblimi ishte i paracaktuar dhe qesharak nis do të bëhet prezent sot. Unë edhe sot që jam në pension i shikoj me admirim këto filma. Aty shoh artistët e mëdhenj shqiptarë qe sot e them me brinje se nuk gjen më të dytë. I shoh dhe mallëngjehem. Në filma të veçantë mund të ketë dhe ideologjizma por ato dhe mund të hiqen, te priten. Por çdo film vihet në vend dhe në kohë. Nuk mund të themi që një film i atij viti ta sjellim sot në vitin 2017. Historia behët sipas viteve dhe jo sipas dëshirave. Atëherë nuk kishte celular, nuk kishte kompjuterë, nuk kishte laptop, pra nuk mund ti sjellim ato vite në këtë ditë. Historia flet me gjurmët e kohës dhe jo me të dëshirave. Athere nis do veprojmë me këto mendësi ne duhet të heqim të gjitha këngët e atij sistemi, duhet të heqim të gjitha vallet që janë krijuar në atë sistem, operat dhe me radhë. Nqs do i heqim ët gjitha këto ahere kur do datojnë filmi i parë, opera e parë, drama e parë, koreografia e parë shqiptare? Do ngelen pa asnjë indetitet? Nqs ka diçka të tepruar le te hiqet, le të retushohet. E them me bindje se, pjesa dërmuese e atyre filmave ishte me karakter të theksuar edukativ, patriotik, pacaka se dikujt sot nuk i pëlqen. Historia mbetet histori dhe nuk mund të ndryshohet sipas dëshirave!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …