Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Beteja e 24 marsit e vitit 1998 ka qenë një nga fitoret më të rëndësishme të UÇK-së

Duke folur për betejën e 24 marsit të vitit 1998 në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave policore serbe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se në këtë betejë turpëruam Serbinë. Beteja e 24 marsit e vitit 1998 ka qenë një nga fitoret më të rëndësishme të UÇK-së. Atë ditë ishte një betejë e mundimshme me policinë serbe, të cilën e fitoi UÇK-ja, por i humbëm tre bashkëluftëtarë, Gazmendin, Agronin dhe Himen. 24 marsi i vitit 1998 konsiderohet fillimi i fundit të Serbisë në Dukagjin dhe në Kosovë. Pas asaj dite, i madh e i vogël u rreshtuan pro luftës dhe kundër Serbisë. Natyrisht se Drenica veç ishte mobilizuar dhe ishim të gatshëm si komb t’i dalim përpara makinerisë së Serbisë. Një vit më vonë, më 24 mars të vitit 1999, UÇK-ja mori edhe përkrahjen e aleatëve tanë, të NATO-s dhe të ShBA-së. Pas plot 72 ditësh bombardime të NATO-s, Serbia u tërhoq nga Kosova dhe vendi ynë u çlirua nga okupimi, ka përkujtuar ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …