driloni com
vipa
Fillimi / Botimet / Albert Z. ZHOLI: “Zjarr dhe Tërbim” bestselleri që tronditi presidentin amerikan Donald Tramp
Albert Z. ZHOLI: "Zjarr dhe Tërbim" bestselleri që tronditi presidentin amerikan Donald Tramp

Albert Z. ZHOLI: “Zjarr dhe Tërbim” bestselleri që tronditi presidentin amerikan Donald Tramp

Prapaskena të bujshme, sekrete familjare dhe “të dhëna konfidenciale për Trampin”: bestselleri që tërboi presidentin.

Më 21 shkurt, shtëpia botuese BOTA SHQIPTARE do të publikojë librin “Zjarr dhe Tërbim”, i cili po shkund Shtëpinë e Bardhë, një libër i quajtur si fenomeni i botimeve të këtij fillim-viti.

Libri, i dalë në SHBA më 5 janar dhe i shitur fillimisht në 150.000 kopje, ka arritur tashmë 2 milion kopje të ezauruara fizike – me lexuesit që mbajnë radhë gjatë natës përpara librarive si në kohën e Harry Potter-it  – përveç qindra mijëra kopjeve në versionin e-book dhe audio. Në Angli, brenda pak ditësh, madje edhe para ardhjes në librari më 10 janar, u shitën 400,000 kopje dhe tashmë më shumë se 35 vende kanë marrë të drejtën për ta botuar. Në Francë, libri, siç njoftohet nga gazeta “Le Figaro”, do të dalë më 22 shkurt nga botimet Laffont.

“Ndjehemi të ngazëllyer dhe krenarë që po i ofrojmë publikut shqiptar, vetëm një muaj e pak pas daljes në Amerikë, librin ”Zjarri dhe tërbim”, shprehet drejtori i Botës Shqiptare , Genti Gjonaj. Në kohë rekord siguruam të drejtën e autorit, e përkthyem dhe e botuam. Jemi në njëkohshmëri me Italinë, Spanjën, Gjermaninë dhe Francën ku “Zjarr dhe Tërbim” e pa këtë javë dritën e botimit në këto vende.

Gënjeshtra? “Gjithçka është e vërtetë,” siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon, gjatë 18 muajve (intervista e parë u zhvillua në maj 2016), duke u bërë një “depërtues i vazhdueshëm” në Shtëpinë e Bardhë.

Wolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të padëgjuara.

– A mendonte vërtet Trampi se do të fitonte? E donte vërtet këtë? Cilat janë qëllimet e “Xhervankës”, krijesa dykokëshe e përbërë nga e bija, Ivanka, dhe dhëndri Xherid Kushner?

– Pse u shkarkua shefi i FBI-së Xhejms Komi dhe, pas tij, shefi i stafit Rins Pribus?

Pse u shkakrua Stiv Benoni, strategu (dhe shpirti i zi) që i dha fitoren Trampit?

– Kysh është ‘zëri’ që tregon për takimet mes stafit të Trampit dhe rusëve?

–  Pse është e kotë t’i ofrosh Trampit relacione, analiza dhe çfarëdolloj teksti të shkruar?

– Kush e drejton vërtet Shtëpinë e Bardhë?

“Zjarr dhe Tërbim” është libri që Trampi u përpoq më kot ta bllokonte, një fenomen botëror që tregon historinë pasionante të një mandati të paparashikueshëm dhe të vrullshëm si vetë presidenti.

Vlerësime për ‘Zjarr dhe Tërbim’

“Ajo që e bën të rëndësishëm librin “Zjarr dhe Tërbim” nuk është fakti se i kushtohet Trampit, por se i përket së njëjtës kulturë si ajo që prodhoi Trampin: është gazetari “realiste”, njësoj siç është Trampi një personazh “realist”.”

– The Atlantic

“Ky nuk është vetëm një libër. Është vetë libri. Nëse ka vetëm një libër që gazetarët politikë të Uashingtonit duhet të lexojnë këtë vit… atëherë është ky. [Wolff] është një stilist i shkathët dhe vëzhgues i hollë, me një emër që e meriton në qasjen e subjekteve me dhëmbët nxjerrë dhe kthetrat mprehur… Një sistem i përsosur karmik paraqitjeje”.

– The Weekly Standard

“Arritja e fundit e Wolff këtu nuk përbëhet nga zbulimet që duhet të kapin kryetitujt e faqeve të para, por mënyra e shkathët, mahnitëse dhe tejet e tmerrshme me të cilën përshkruan personazhet e pakualifikuara, të papërgatitura dhe të pazakonta që enden sallave të Shtëpisë së Bardhë prej gjysmës së parë të vitit 2017, si dhe konfliktet e tyre gati luftarake”.

– Entertainment Weekly

“Një kronikë pikante në mënyrën më të pamohueshme mbi një administratë presidenciale që, në vetëm një vit, është rrethuar nga skandale dhe kriza të shumta… [Wolff] i jep lexuesit një ndjesi sikur gjendet edhe vetë brenda këtyre ngjarjeve pa hequr dorë nga një stil dramatik të shkruari”.

– The San Francisco Chronicle

Kontrolloni gjithashtu

Përurohen librat e Martin Çunit, “Universi i Jetës” dhe “Lulet e jetës”

Përurohen librat e Martin Çunit, “Universi i Jetës” dhe “Lulet e jetës”

Të premten, më 25 maj, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë,  përurohen ...