Kurti: Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, ajo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it

Albin Kurti: 27 qershori i vitit 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se tashmë kur janë bërë 6-vjet nga ratifikimi i marrëveshjes Thaçi-Daçiq, vërtetohet ajo që thoshte se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka për prioritet integrimin evropian të Kosovës por anëtarësimin e Serbisë në BE. Kurti shkroi se 27 qershori i vitit 2013 ishte ditë e zbaticës së madhe në shtetndërtimin demokratik të Kosovës. “Shumëçka i mungonte asaj marrëveshjeje: transparenca në proces, përgatitja në tema, legjitimiteti në popull, llogaridhënia në Kuvend, kredibiliteti në ekip, autoriteti në udhëheqje… Shumëçka i tepronte asaj marrëveshjeje: nga 15 pikat e saj, 6 të parat i kushtoheshin ekskluzivisht krijimit të ‘Zajednicës’”, ka  shkruar ndër të tjera Kurti. Kreu i Vetëvendosjes shtoi se dialogu për normalizim nuk e ka normalizuar as dialogun sepse premisa ishte e gabueshme: të merremi vesh për të ardhmen e raporteve paçka se nuk pajtohemi as për faktet nga e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …