epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Albin Kurti: Amerikën e kemi aleat por nuk pajtohemi për gjithçka, sepse ne e respektojmë kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet e tendosura tha se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”. Kurti tha se Qeveria e tij duhet ta respektojë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb, sepse me Kushtetutë dhe ligj e ka për detyrë. SHBA-ja është shprehur e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit – valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia që nga paslufta, më 1999. Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e vë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”.  Ngjashëm insistoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se vendimi për dinarin i ka prekur tashmë raportet mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …