mbpzhr 2018
MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Lajmet / Albin Kurti: Astriti u mbyt nga regjimi, sepse në Kosovë, drejtësia e sistemi, është bërë vend i krimit
Albin Kurti: Astriti u mbyt nga regjimi, sepse në Kosovë, drejtësia e sistemi, është bërë vend i krimit

Albin Kurti: Astriti u mbyt nga regjimi, sepse në Kosovë, drejtësia e sistemi, është bërë vend i krimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur para protestuesve që janë grumbulluar para Prokurorisë së Shtetit, në 3 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Aty, po kërkohet mbi të gjitha drejtësi për Astritin.

Kurti tha se patjetër për Deharin duhet një hetim i ri dhe i pavarur, të paanshme, profesionale e ndërkombëtare.

“Tri vjet pa Astritin janë shumë. Janë shumë vjet, për të gjithë ne. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin. Jemi tronditur kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e marrë në pyetje e kur na thanë se nuk do ta shohim më”, nisi fjalimin e tij Kurti.

Kurti ka kujtuar se janë bërë 3 vjet padrejtësi për Deharin, dhe ka akuzuar fillimisht kryepolicin e rajonit të Pejës, për të cilin tha se ishte i pari që nisi gënjeshtrat për vdekjen e Deharit.

“Në qelinë A3 të Burgut të Prizrenit, e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore qysh atëherë ka konstatuar që për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste, e në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv. Ka qenë plotësisht i shëndoshë. I pari që foli atëbotë nuk ishte drejtori i burgut, as i Ministrisë së Drejtësisë, por kryepolici i rajonit të Pejës, Nexhmi Krasniqi, thua që Astriti na vdiq në rrugë. Ai gënjeu për çdo deklaratë të tij. Nëse Astriti do të lihej në liri ose në detyrim të paraqitjes në polici, prokurori do të duhej të mos ngutej”, tha ai.

“Kryepolici i rajonit të Prizrenit, pati thënë se Astriti ka vdekur nga doza e tepërt, kryeprokurori Sylë Hoxha, konstatoi se Astriti është vrarë pa u bërë hetimet, kjo tregon se edhe në polici edhe prokurori s’kemi pasur drejtësi, por ka ekzistuar një qëllim para drejtësisë. Ata patën qëllim tendencioz. Raporti i autopsisë në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është bllokimi i frymëmarrjes, me shishen e plastikës. Raporti nga Instituti zviceran, praktikisht e rrëzoi këtë dhe solli të reja fakte”, tha ai.

Kurti tha se tash nevojitet hetim i pavarur e profesional, jo vetëm për mbytjen e Astritit por edhe procesin e padrejtësive.

“Astriti u mbyt nga regjimi sepse s’mund të merrej në pyetje. Në Kosovë, drejtësia e sistemi, është bërë vend i krimit, në rastin më të rëndë në mbytjen e Deharit”, tha Kurti.(Koha.net)

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj por dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar investimet

Haradinaj: Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj por dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar investimet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, ...