Me moton “Një popull për drejtësi” në 3-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit u mbajt marshi në kërkim të drejtësisë

Me moton “Një popull për drejtësi” në 3-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit u mbajt marshi në kërkim të drejtësisë

Me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari u mbajt marshi në kërkim të drejtësisë për rastin e tij. Para sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë mijëra qytetarë, kanë marshuar drejt Prokurorisë së Shtetit. Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.  Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai gjithashtu ka kërkuar që t’i dërgohen të gjitha shkresat e lëndës që i janë dërguar Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, i cili ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN. “Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në tre-vjetorin  e vdekjes së Astrit Dehari sot në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit, Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndizen qirinj dhe vendosen  kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit. Në orën 14:00 dhurohet gjak  Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …