Albin Kurti: Diasporën do ta integrojmë brenda shtetit të Kosovës

Albin Kurti: Diasporën do ta integrojmë brenda shtetit të Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka premtuar se diasporën do ta integrojnë brenda shtetit të Kosovës. Në fjalën e tij në “Kongresin e dytë ekonomik, Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani”, Kurti ka thënë se duhet të vazhdojë kontributi i mërgatës për zhvillimin e ekonomik të Kosovës. “Qeveria e re diasporën nuk do ta konsiderojë si pjesë të cilës i tregojmë se çka duhet të bëjë, por si proces në të cilin e ftojmë të marrim vendime të përbashkëta. Për të arritur këtë na duhet një organizim shtetëror cilësor”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …