Ja si e vlerëson Albin Kurti me pitet e nderim shqiptar-vrasësin Oliver Ivanoviq dhe si heshtin “trimat” që e kanë sjellë lirinë

Albin Kurti e Vjosa Osmani përkujtojnë Masakrën serbe të 3 e 4 shkurtit, por anashkalojnë kriminelin, Oliver Ivanoviq

Retorika politike e kryeministrit, Albin Kurti dhe e kryetares, Vjosa Osmani për Masakrën dhe dëbimin  e 12.ooo mijë shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës,  natën e tre dhe 4 shkurtit të vitit 2000, është retorikë hipokrite, për të mos thënë edhe diçka më zi, sepse i vetmi kriminel që është dënuar për atë rast,  nga Gjykata e Kosovës është,  Oliver Ivanoviqi, të cilin këta dy krerë e kanë shpallur martir të demokracisë. Sipas vlerësimit të Albin Kurtit, me të cilin pajtohet Qeveria, Vetëvendosja, zonja Osmani z. Konjufca, e të tjerë, Oliveri   ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, në Mitrovicë, ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.  nga ky pasus del se Mitrovica paska qenë qyteti i tij, nga i cili ka dëbuar  12.000 shqiptarë, duke vrarë dhjetë prej tyre. Gjashtë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …