Albin Kurti akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

Albin Kurti: Edhe nëse trupat e KFOR-it amerikan do të largohen nga Kosova, kjo nuk do të bëhet për shkak të taksës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk beson se trupat e KFOR-it amerikan do të largohen nga Kosova. Por, edhe sikur do të ndodhte një gjë e tillë, sipas tij, kjo nuk bëhet për shkak të tarifës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Pas tubimit elektoral në një restorant me të rinjtë në Besianë, Kurti ka thënë se Brigada e 41-të e këmbësorisë-ekipi luftues, ishin për trajnime në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Gjermani dhe se u kthyen prapë në Kosovë. “Unë nuk mendoj se KFOR-i amerikan duhet të tërhiqet nga Kosova. Përkundrazi, dhe besoj se nuk do të tërhiqet nga Kosova. Kemi parë një si dëshirë të djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kjo nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Nëse ajo dëshirë bëhet edhe vendim i presidentit amerikan, sërish nuk ka lidhje me tarifën 100 për qind. Ka të bëjë me një reduktim të trupave që SHBA e ka bërë edhe në Afganistan edhe në Siri”, ka deklaruar kryeministri Kurti në Besianë,  më tepër si kryetar i Vetëvendosjes sesa si kryeministër i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …