Albin Kurti

Albin Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që  i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë, ditë më parë në QKUK duhet të japë dorëheqje. Kurti ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të pa lindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …