Miroslav Lajçak: Pranvera e hershme e vitit 2023 mund të shënojë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se pranvera e hershme e vitit 2023 mund të jetë një afat për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se propozimi për zgjidhjen përfundimtare është propozim evropian me përfshirjen dhe mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë dhe Francës. Lajçak tha se synimi është që normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të kryhet deri në fillim të 2024 dhe ajo që nuk bëhet deri në këtë periudhë, mund të mos bëhet fare. “Jemi këtu për të ndihmuar, për të ndërmjetësuar, ne, po flas në emër të Bashkimit Evropian por po besoj edhe në emër të SHBA-së, nuk mund që ne të duam normalizimin më shumë se Kosova dhe Serbia, pra nëse palët nuk pajtohen atëherë nuk do të ketë normalizim, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë progres në rrugën evropiane, dhe do të vazhdoni të merreni me çështje si ajo e targave, apo të tjerë, në vend se të ecni drejt integrimit evropian, dhe nuk mendoj se kjo do të ishte një perspektivë shumë inkurajuese”, tha Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …