Albin Kurti

Albin Kurti kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut në BE që ta shtojnë presionin mbi Serbinë për njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga ndërmjetësuesit e dialogut që ta shtojnë presionin mbi Serbinë në mënyrë që procesi i dialogut të finalizohet me njohje reciproke dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen sa më parë. Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, Kurti tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtuar presionin mbi Beogradin. Kryetari amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …