Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Albin Kurti kërkon nga BE-ja që anëtarësimi i Kosovës të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që  anëtarësimi i Kosovës në BE të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ai tha se aktualisht dialogu po zhvillohet vetëm në relacionin mes kryenegociatorit Besnik Bislimi dhe përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, për përcaktimin e hapave të mëtutjeshëm. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është lehtë  të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë. Tash për tash ky është rrafshi në të cilin do të mund të përcaktohen hapat e mëtutjeshëm, ndërsa në nivelin e takimit të liderëve nuk ka diçka të re, për çfarë ftesa na vjen nga Borrell”, tha Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …