Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe zhvillim

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit që patën në Qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Kurti ka falënderuar Edi Ramën për vizitën në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë. “Mandatet e të dy qeverive tona, i kemi marrur në një kohë me përplot sfida përballja me pandeminë COVID-19 me variantin Delta, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillimi i institucioneve demokratike janë disa prej sfidave tona për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Kosova dhe qytetarët i gëzohen progresit në Shqipëri dhe zhvillimit të shqiptarëve kudo ndërkaq për realizmin e tyre Qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Përtej sfidave dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projekte. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonit. Ndërlidhja në mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë pengesa mes nesh është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …