Kryeministri Kurti

Albin Kurti: Në ditët e ardhshme do të shohim se a do të bëhet finalizimi i pajtimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë

Kryeministri Kurti njoftoi për një takim që KEDS dhe pala serbe kanë zhvilluar për energjinë. Ai me këtë rast ka deklaruar se  ajo që duhet të mbahet mend është se  bëhet fjalë për katër shërbimet e dakorduara më herët, pra vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e tyre, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim e kemi përmbushur e që i referohet takimit mes KEDS dhe palës serbe vetëm për këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Kosovës”, tha ai. Ditët në vijim janë vendimtare për të parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me gjysmë të vërteta të mos e dëmojmë procesin në ditët në vijim përshkak se po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi afër. Më lejoni ta potencoj se kjo marrëveshje nuk lidhet me liberalizimin e vizave ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të madhe imazhin e Kosovës”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Reuters: Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasje gjatë luftës, ai në Kosovë konsiderohet hero kombëtar

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” kërkon ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e ish kryetarit

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen …